Debutoi me barazim, trajneri i Chelsea: Jam i zhgënjyer më rezultatin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chelsea barazoi ndaj RB Salzburg 1-1, ku Graham Potter do të debutonte me blutë në “Stamford Bridge” në ndeshjen e dytë të grupeve të Champions League.

Pas kësaj ndeshje, tekniku anglez ka theksuar se është i lumtur me lojën që bëri skuadra e tij, por është shumë i zhgënjyer me rezultatin.

“Jemi të zhgënjyer me rezultatin në fund, mendoj se djemtë dhanë gjithçka duke luajtur me të vërtetë mirë. Ata sulmuan mirë dhe shënuan një gol të mirë. Humbën pak ritëm gjatë pjesës së dytë por u përgjigjën mirë përsëri, portieri i tyre bëri disa pritje të mira

Ndaj në përgjithësi, jemi të zhgënjyer me rezultatin, nuk ishte e thënë të ndodhte për ne sot. Nuk është e thjeshtë të kontrollosh Salzburgun dhe mënyrën se si luajnë, duhet vlerësuar kjo.

Por në kontrolluam pjesën e parë dhe shkuam në sulm shumë shpesh, kishim disa mundësi që nuk i shfrytëzuam mirë, por ndaj një skuadre në Ligën e Kampioneve nuk do jetë e thjeshtë që të shënosh.

Mënyra se si djemtë dhanë gjithçka ishte fantastike, sjellja ishte e shkëlqyer, personaliteti gjithashtu, ndaj do të përmirësohemi. Është e pamundur të kontrollosh një ndeshje në 90 minuta, dhe në periudhën që nuk e bëmë një gjë të tillë, ata shënuan. Kjo është një pikë ku duhet të përmirësohemi.

Është gjithmonë bezdisëse kur pëson gol, por në përgjithësi paraqitja jonë mbrojtëse ishte e mirë. Është një pikë, duhet ta pranomë. Asnjë ankesë, përtej faktit që nuk morëm tre pikët”, deklaroi Potter.

Të fundit

80 mln euro, e treta e vërteta! Ylli i Premier League po ndryshon destinacion

Pas 67,5 mln eurove të refuzuara nga Liverpool, Bayern po bëhet gati për ofertën e tretë për Luis Diaz....

Nën akuzë për fshehje pasurie, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Dogjanit

Gjykata e posaçme ka pranuar kërkesën e spak dhe ka kaluar per gjykim te dosjes ne ngarkim te deputetit demokrat Asllan Dogjani me akuzen...

Rama thërret kabinetin në Dajt! Kush e ka radhën për ‘shkundje’?

Edi Rama pritet që mesditën e së enjtes të rikthehet në rezidencën qeveritare në malin e Dajtit me një takim “retreat”. Nesër, rreth orës 13:00,...

Avioni në Itali rrëzohet në autostradë dhe shpërthen në flakë

Pamjet tronditëse që tregojnë një avion të vogël teksa rrëzohet në njërën nga dy korsitë e autostradës Ospitaletto-Montichiari, e njohur si Corda Moll në...

Zyrtare/ Tronditet Partizani, Skënder Gega jep dorëheqjen nga posti i trajnerit

Skënder Gega ka dhënë dorëheqjen nga Partizani. Klubi i kuq njofton vendimin e trajnerit tropojan, i cili është pranuar nga presidenti Demi.  Largimi vjen disa...

Lajme të tjera

Web TV