Gjekmarkaj: Ka ardhur koha që të nxjerrim një lidership të ri përtej Bashës dhe Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demokrati Agron Gjekmarkaj është shprehur se Partia Demokratike nuk e ka luksin që të ketë marrëdhënie konfliktuale me SHBA-në.

Në emisionin Top Story ai deklaroi se tashmë është koha që partia të ketë një lidership të ri përtej Bashës dhe Berishës.

“Ka qëndrime të kundërta, kjo nxjerr edhe anën komike kur njeriu detyrohet të performojë, një nga kolegët e mi kanë dalë dhe mbrojtur kur është akuzuar Lulzim Basha dhe po sot kërkojnë lincim pa patur durimin që të flasin organet që të bëjnë dritë për këtë çështje. Unë kam bërë një status ku them se Amerika flet njësoj për të gjithë.

Nëse kemi marrë verdiktin që pse nuk jemi hidhëruar për Sali Berishën, nëse e njëjta gjë ndodh për Lulzim Bashën standarti do të jetë i njëjtë, ne nuk kemi luksin që të kemi marrëdhënie konfliktuale me SHBA-në. Mendoj që PD zgjedhjen për të ardhmen duhet ta shohë përtej Bashës dhe Berishës. Nuk ka asnjë shans për ta marrë PD, ai meriton të bëjë opozitën që di të bëjë por jo të jetë më, as duhet ta pretontojë më që të jetë lideri i një partie politike.

Edhe Berisha ka historinë e tij, ka të mirat e tij, por e ka konsumuar këtë kohë. Do duartrokitej nga elektorati nëse një figurë tjetër të vinte. Edhe një person anonim do të mirëpritej dhe të ngrinte partinë. Unë e shoh raportin me Amerikën jo si një vendim të caktuar, por ajo që tha Kulluri më para, kur njeriu kur kthehet nga pas janë disa gabime që kanë lënë gjurmë. Nëse vendimi i tij për të përjashtuar Bershën mjafton për të, dritëhije ka krijuar lidershipi i PD-së, ka ardhur koha që ta lëmë pas dhe të nxjerrim një lidershp të ri përtej këtyre të dyve”, tha Gjekmarkaj.

Të fundit

Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për TCH se nuk e ka në plan të...

Plumbat e luftës, brenda muzeve fantazmë të Ukrainës

Ekspozitat zëvendësohen nga fragmentet e luftës dhe pushtimit nga Charlotte Higgins Një statujë gjigante e stilit kubist nga epoka sovjetike, që përfaqëson një ushtar prej betoni...

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Ja ku mund të aplikoni

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku njofton se janë hapur regjistrimet për Arsim Profesional. Rama bën me...

Qumështi dhe bulmeti vetëm me faturë, nisin inspektimet në terren

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka publikuar foto nga nisja e inskpektimeve në biznese të të gjitha niveleve për të siguruar faturimin e detyrueshëm...

Grabitje në Dibër, hajdutët nuk kursejnë as frigoriferin, para, bizhuteri e ushqime

Një banesë është grabitur mbrëmjen e së shtunës në fshatyin Kastriot të Dibrës. Mësohet se persona ende të paidentifikuar nga policia kanë hyrë në...

Lajme të tjera

Web TV