Idajet Beqiri flet me fakte: Kryemadhi dhe Meta kanë kryer 43 afera korruptive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Idajet Beqiri paditi ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ish-presidentin Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

I ftuar në emisionin “Zona Zero”, Beqiri deklaroi se çifti Ilir Meta dhe Kryemadhi kanë kryer 43 afera korruptive, ndërsa zbuloi një prej tyre.

“Do ketë bomba të tjera shumë më të rënda. Janë 43 afera korruptive që kanë bërë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Këta të dy! Saliu i ka shumë herë më shumë pastaj të tjerat do vazhdojnë. 3 janë në SPAK. Kjo është e katërta. E pesta është 500 milionshi i spitalit të Çorovodës që i mori 500 milion me firmën e Ilir Metës për të bërë rikonstruksionit e spitalit dhe që as 1 e treta nuk është hedhur në atë spital se kanë shkuar në xhepin e Ilirit. Kujt ja dha atë që ta zbatonte. Ja dha dajos së vet.

Ta them dhe emrin dhe mbiemrin e dajos. Po i them mbiemrin, Metanit. Jo vetëm kaq por investimin e mori djali i tezes se drejtori i spitalit është djali i tezes. Dhe pastaj meqë kishte ngelur pa lekë bodyguardi i tij, ishte një dyqan pa leje jashtë spitalit, në Çorovodë  gjithmonë, e futën brenda spitalit që të ndërtohej dhe ajo.

Janë lekë të shqiptarëve, janë djersa dhe gjaku i këtij populli. Duhet të shkojnë e t’i marrin këta? Duhet që drejtësia të bëjë punën e vet.” -deklaroi ai.

Të fundit

Banorët e fshatit Plan harrohen nga shteti, s’kanë si shkojnë në shtëpi

Rruga që të çon në fshatin Plan të Shkodrës, është tejet e dëmtuar dhe tërësisht jashtë standardeve. Për çdo ditë...

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e re u shpall kampione e...

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet '90 të "Djajve të kuq". Sipas tij,...

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Përmes një njoftimi, Policia...

Igli Tare nuk ka më durim: Pranoni ofertën ose e mbyllim

Igli Tare ka konfirmuar se Milani bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari. Ai e quan ofertë finale dhe...

Lajme të tjera

Web TV