Mero Baze: Si Lulzim Basha çoroditi ‘frontin antiamerikan’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Ka 24 orë që në Shqipëri nuk ka më asnjë antiamerikan. Mjaftoi një lajm i paqartë rreth pareve ruse dhe Lulzim Bashës, që dy bajlozët e frontit antiaemrikan në Shqipëri, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të linin në mes revolucionin antiamerikan të fshehur pas emrit të Luzlim Bashës dhe tani ti suleshin Lulzim Bashës të maskuar si proamerikanë.

Ka 24 orë që Berisha dhe mbështetësit e tij, janë duke zbuluar se partia e tyre ka marrë pare ruse por ata nuk kanë ditur gjë.

Sot parti e Ilir Metës hodhi dhe një hap më tej. Pas takimit me ambasadoren e SHBA Yuri Kim në KQZ, Kryemadhi u përpoq të lërë të kuptojë se Rama dhe Basha janë të dyshuar në këtë histori.

Në fakt ambasadorja duke përmendur kërcënimin që sjell financimi i fshehtë politik rus, theksoi “rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave.”

Ky paragraf më shumë se sa për Lulzim Bashën apo Edi Ramën, ngjante për Ilir Metaj dhe LSI, e cila ka së paku dy çështje në SPAK, njëra për financim fushate nga një kompani e huaj në Qipro, e padeklaruar në Tiranë dhe e dyta një çështje për pastrim paresh korrupsioni për aktivitet të LSI.

Çështja e parë është ajo që ka të bëjë me financimin e LSI në vitin 2016-2017, lidhur me lobimet e tij në SHBA. E thënë shkurt ka një mospërputhje mes deklarimeve të tij në KQZ dhe deklarimeve në SHBA rreth shumave të paguara. Në këtë rast për llogari të LSI është paguar nga një kompani offshore nga Qipro.

Lexo edhe :  Marrëdhënia e njeriut me vdekjen, ekzekutimi i parë në karrige elektrike

Tani Ilir Meta duhet të pranojë se ka mashtruar me deklarimet në KQZ dhe për këtë duhet të marrë penalitetet e parashikuara nga ligji shqiptar, ose do të mbrohet me argumentin që nuk ka përgjegjësi për paret që një kompani qipriote paguan për LSI në SHBA, në emër të saj, por që nuk e bën dot, pasi ka kontratë pagese me këtë shoqëri nga një zyrtar i lartë i LSI.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV