Milaim Zeka: Ilir Meta merr gazetarë me vete në emision

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milaim Zeka ka reaguar pas refuzimit të Ilir Metës, për të pasur përballë gazetarin e njohur.

Me anë të një reagimi në “Facebook”, Zeka shkruan se ka qenë i ftuar në një emision, ku do të ishte dhe ish-presidenti, por ky i fundit ka refuzuar që gazetari të jetë i pranishëm, pasi duket se Meta nuk ka qenë gati të vihet përballë të vërtetave dhe akuzave kunddrejtë tij apo Kryemadhit.

Postimi i gazetarit:

“Ja kush do ta zevendesoje Edi Ramen?!

Ilir Meta ”demokrat”, cakton panelin e gazetareve

Mbremë, pas fteses te Beti Njumes, isha caktuar ne nje panel gazetaresh, qe perball nesh te kishim ish- presidentin Meta, njerin nga partizanet kryesor te shkaterrimit te Shqiperise. Ilir Meten, dhunuesin e lirise dhe demokracise.

Para se te nisesha per tek Tv “Ora” e mora ne tel Betin, edhe i thash: -Nuk ma ha mendja qe Iliri ka guximin qe te ulet perballe meje.

Dhe pak minuta para se te fillonte debati, erdhi ky mesazh:

Mirëmbrëma Miliam! Ju kërkoj ndjesë, jam gazetare e emisionit të Betit.

Para pak minutash stafi i z.Meta morri Betin në telefon, e cila tani është në lajme dhe nuk donin që ju të ishit në panel. Ju lutem nëse jeni nisur, anulojeni.

Si gazetar me nje pervoje shume te gjate ne kete zanat, ky eshte vleresimi me maksimal qe mundet me ta ba nje politikan.

Edhe ne Kosove, njesoje eshte!

E keta dojne me rrexu Edi Ramen?! Per Ilir Meten, edhe 100 vjet rrine ne pushtet Edi Rama”, shkruan Zeka

Të fundit

Historia e Amirit që tronditi botën/ Familja ende po kërkon trupin e tij

Familja e një djali 10-vjeçar i cili u vra ndërsa përpiqej të merrte ndihmë nga Fondacioni Humanitar i Gazës...

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy viktima brenda një jave

Një tjetër vdekje – në zonën e Harlemit – nga shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve u konfirmua nga Autoritetet e Nju Jorkut, ndërsa në...

Thirrjet antishqiptare, arrestohet një person i dyshuar në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njoftoi sot (5 gusht) arrestimin e një personi dhe shoqërimin e disa të tjerëve, pas...

Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare pesëditore në Detin e Japonisë

Marinat e Rusisë dhe Kinës i kanë përfunduar të martën ushtrimet detare pesëditore, duke dëshmuar lidhjet e tyre gjithnjë e më të forta ushtarake...

Mjaftuan pak minuta shi dhe rrugët e Vlorës u përmbytën

Reshjet e shiut të rëna me intensitet të lartë për pak minuta kanë bërë që rrugët e qytetit të Vlorës të përmbyten. Probleme janë regjistruar...

Lajme të tjera

Web TV