“Milani i plotë”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Gola, spektakël, emocione dhe befasi. Nata e dytë e Champions League i pati të gjitha. Fokusi kryesor i mediave sportive do të jetë pikërisht këtu, ndersa në mbrëmjen e sotme do të luhet java e dytë e Europa League.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:

La Gazzetta dello Sport hapet me Champions League: “Milani i plotë”. Kuqezinjtë në krye të grupit, mposhtin Dinamo Zagreb me rezultat protagonistë ishin Giroud, Saelemaekers dhe Pobega.Faqja e parë La Gazzetta dello Sport 15.09.2022

“Juve në pozicion jashtë loje” është titulli i italianes Corriere dello Sport. Benfica ‘fundos’ Juven në Torino, ekipi bardhezi me një këmbë jashtë Champions-it.Faqja e parë La Gazzetta dello Sport 15.09.2022

Tuttosport hapet me bardhezinjtë: “Juve-Allegri, mjaft!“ Fatkeqësi me Benfica-n.Home Tuttosport 15.09.2022

“Valverde është një top” ka shkruar AS. Një gol i mrekullueshëm i uruguaianit nxjerr në avantazh Realin, i cili shton fitoren e tetë radhazi.Home AS 15.09.2022

“Gavi 2026” është titulli i katalanases Mundo Deportivo. 18-vjeçari do të nënshkruajë rinovimin e tij sot dhe do të ketë një klauzolë prej 1 miliardësh.Home Mundo Deportivo 15.09.2022

Prestigjozja Marca hapet me titullin: “El Pajarito i jep krahë”. Një gol i mrekullueshëm nga Valverde zhbllokon një Madrid shumë të sheshtë. Asensio shfrytëzon minutat dhe shënon një gol të mrekullueshëm.Prima Pagina Marca 15/09/2022

“Barça do të luajë me të bardha” ka shkruar Sport. Kjo do të jetë fanella e dytë e Barcelonës për sezonin 2023-24.Home Sport 15.09.2022

Në Britaninë e Madhe, Mirror Sport hapet me fitoren 2-1 të Manchester City kundër Borussia Dortmund. “Haaland Fluturues”, ndëshkon ish-ekipin e tij me një gol akrobatik duke i dhënë 3 pikët Cityt.Pasqyra e Ballit Sport 15.09.2022

“Makineri fluturuese” ka shkruar Daily Express Sport. Gjithë mediat britanike i thurin elozhe bomberit norvegjez.Home Daily Express Sport 15.09.2022