Do të ketë të ftuar nga PS? Nusja e Sali Berishës tregon detaje nga dasma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blogerja e njohur Armina Mevlani ka dhënë detaje nga dasma e saj me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin.

Gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, Armina tha se në dasmën e saj do të jenë më pak se 300 të ftuar, por nuk tha nëse do të kishte të ftuar nga Partia Socialiste. Po ashtu, tregoi edhe sesi Berisha e priti lajmin e martesës së djalit të tij, duke mos preferuar që të japë detaje të tjera për organizimin.

Megjithatë duket se ndihmësja e saj më e madhe në organizim është motra e bashkëshortit të ardhshëm, Argita.

BISEDA E PLOTË:

PYETJE: Muajin shtator e zgjodhe ti për dasmën se je supersticioze?
Armina Mevlani: Jo. E zgjodhëm të dy sepse na pëlqen vjeshta.
PYETJE: Ke dashur të planifikosh dasmën sepse je në pritje të ëmbël?
Armina Mevlani:Jo, pse duhet të martohet njeriu kur je shtatzanë? Dua ta shijoj.
PYETJE: Sali Berisha ishte kundër shtatorit sepse ka zhvillime në PD?
Armina Mevlani:S’është marrë fare. Thjesht i thamë, po ai gjithmonë është mbështetës. Ok tha.
PYETJE: Do të jetë një ceremoni tradicionale?
Armina Mevlani: Po.
PYETJE: Gjatë dasmës do të veshësh kostum tradiconal të zonës së Tropojës?
Armina Mevlani:Këtë nuk do e zbuloj.
PYETJE: Je grindur me Shkëlzenin për detaje organizimi?
Armina Mevlani:Nuk jemi grindur por kemi debatuar. Për shijen jemi njësoj.
PYETJE: Do ketë mbi 300 të ftuar?
Armina Mevlani:Jo, do ketë më pak. 295.
PYETJE: Do ketë politikanë të ftuar, madje dhe emra nga PS?
Armina Mevlani: No comment.
PYETJE: Një prej dy dëshmitarëve do të jetë Argita?
Armina Mevlani:No commet
PYETJE:Si i ke marrëdhëniet?
Armina Mevlani:Shumë të mira, e respektoj shumë. Shkojmë mirë. Nuk është se ka ndonjë koment…Kemi folur më shumë për sugjerime për dasmën. Ka qenë shumë ndihmuese. Kam folur me kunatën më shumë. Ka qenë më aktive.

Lexo edhe :  Ja cilat janë gjërat që Dua Lipa dëshiron në një lidhje

Ajo tha se fustanet i ka gati, pasi dasma e çiftit ishte planifikuar që në vitin 2020, por u shty për shkak të pandemisë. Armina tregoi se Vivienne Westwood ka qepur një fustan enkas për të. Po ashtu, ajo tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar ende datën.

Të fundit

Rama jep lajmin: Unaza e Madhe e Tiranës po avancon, përfundon plotësisht brenda vitit

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Unaza e Madhe e Tiranës po...

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë shqiptare mund ta përdorë...

Rezoluta antikorrupsion e PS, ambasada e SHBA: Propozim premtues

Ambasada e SHBA mbështet propozimin e PS për një rezolutë antikorrupsion. Në një reagim, ambasada thotë se mbështet çdo nismë që synon të çojë...

Toka thyen rekord tjetër, shkencëtarët: Vera do të jetë “brutale”, i nxehti përvëlues…

Toka sapo përjetoi muajin e saj të 11-të radhazi në histori, në mesin e parashikimeve të shkencëtareve për një verë me temperatura “brutale”, siç...

50 Cent padit ish-partneren për shpifje

Reperi i njohur 50 Cent ka ngritur një padi për shpifje kundër ish-partneres së tij, Daphne Joy, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dhe...

Lajme të tjera

Web TV