Skriniar-PSG shfaqet përsëri, rinovimi me Interin nuk është aq i lehtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa minuta nga mesnata e historisë së dashurisë mes Interit dhe Milan Skriniar… Le të fillojmë me disa të dhëna objektive: kontrata mes qendërmbrojtësit sllovak dhe klubit zikaltër skadon më 30 qershor 2023, në fund të sezonit aktual. Flirti i gjatë verore me Paris Saint-Germain ishte i pasuksesshëm, por la shenjat e veta.

Në fillim të verës, Skriniar premtoi se do të dëshironte të bëhej “Hamsik i Interit”.

Para se të përballej me Plzen, tani që vera po i afrohet fundit, qendërmbrojtësi mbylli dyert përballë çdo pyetjeje mbi merkaton në një konferencë për shtyp. Kjo qasje dërgoi pikërisht mesazhin që lojtari donte të shmangte. Ose ndoshta jo, këtë e di vetëm ai. Gjithsesi, në “Appiano” kemi një problem.

PSG-ja dështoi. Në përfundim të merkatos së fundit të transferimeve, thashethemet dhe pëshpëritjet u tretën për një ofensivë jashtë kohe të klubit parizien, edhe me zbritjen në fushë të Nasser Al Khelaifi. Ndodhi apo jo, nuk ndryshoi fatin e negociatave.

Me rikthimin e merkatos, në fillim të vitit (në janar), nga Parisi do të ndihen sërish.

Edhe me lojtarin, edhe me Interin. Në rastin e parë, falë marrëveshjes thelbësore të arritur disa muaj më parë: 7 milionë neto në sezon, që mund të shkojnë deri në 9 milionë pagë për sllovakun me bonuse. Së shpejti do t’i kthehemi dëshirave të lojtarit.

Sa i përket klubit zikaltër, qëndresa e kësaj vere ishte e qartë. Përballë një kërkese prej 70 milionë eurosh, më parë të negociueshme dhe pas çështjes së Bremerit shumë më pak, PSG u ndal te 50 milionë plus bonused he ndonjë lojtar si shkëmbim. Ofertë që nuk ishte kurrë shumë interesantë për Inter.

Në fund, në “Viale della Liberazione” pati edhe një farë bezdie për një propozim që nuk u ngrit kurrë në nivelin e kërkesës, me gjithë refuzimet e shumta. Tani, mbetet për t’u parë se cila është shuma që Campos do të vendosë në pjatë në janar.

Lexo edhe :  “Nuk është mjaftueshëm inteligjent”, Guardiola pozicionin mesfushorin si mbrojtës krahu

Gjashtë muaj para skadimit të kontratës së Skriniar, është në logjikën e tregut që mund të jetë në kahun e poshtëm, por kjo do të shihet. Është e sigurt se do të vijë një sulm i ri. Çështja është se në çfarë kushtesh do t’i gjejë ky sulm i ri parizien Skriniar dhe Interin.

Lojtari dhe klubi do të takohen së shpejti. Marotta dhe Ausilio planifikojnë të sqarojnë gjërat brenda tetor-nëntorit, nyja e parë do të jetë takimi mes palëve. Ky takim do të zhvillohet pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve dhe do të jetë rasti që Interi të bëjë ofertën e re. Në qershor, pati një marrëveshje të përgjithshme për të rinovuar me rreth 5 milionë neto në sezon.

Një shtrëngim duarsh i vënë në dyshim nga ajo miqësi e përmendur më lart me PSG. Interi është i vetëdijshëm se duhet të ngrihet lart dhe për këtë arsye do të propozojë një ofertë të përmirësuar, duke e barazuar Skriniar me nivelet e pagave të Brozovic dhe Lautaro, më të paguarit në skuadër.

Bëhet fjalë për rreth 6.5 milionë në sezon, për ta sqaruar. Zikaltrit nuk mund të arrijnë në shifrat e propozuara nga PSG, këtë e dinë të gjitha palët e përfshira, kështu që në atë moment përgjigja e sllovakut do të jetë vendimtare.

Nëse ai pranon, “telenovela” do të përfundojë me një fund të lumtur. Në të kundërt, do të triumfojë PSG. Nëse gjithçka do të lejojë shitjen e shkëlqyer, qoftë kështu! Përndryshe, Skriniar mund të thotë lamtumirë me parametra zero në qershor. Ai sigurisht nuk do të ishte i pari në Serie A.

Të fundit

PD nis sot fushatën/ LaCivita shpërndan VIDEO-n: Kush është bufi dhe kush është miu

Drejtuesi amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të premteje një video në...

Gjermani, azilkërkuesit do kthehen që në kufi? Çfarë pritet të ndodhë

Në ditën e parë si kancelar, kështu ka premtuar në fushatë elektorale kristiandemokrati (CDU) Friedrich Merz, do të zbatojë kompetencën politike duke udhëzuar Ministrinë e Brendshme...

Berisha e nis në Tiranë/ Sonte çel fushatën në sheshin “Nënë Tereza”

Sot çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 majit. Mitingu elektoral i Partisë Demokratike do të fillojë në orën 19:00 në Sheshin “Nënë Tereza. Ende nuk...

“Alarm në burgje”, avokati: Janë identifikuar 3 raste me SIDA

Avokati Saimir Visha ka deklaruarse në sistemet e paraburgimit dhe burgjeve janë identifikuar 3 raste me virusin HIV / AIDS apo SIDA, të cilët...

Shkëlqeu në filmin “Adoleshenca”! Ylli 15-vjeçar zbulon se nuk e sheh dot veten në serial

Seriali i Netflix, ”Adoleshenca” ka korrur në një sukses i madh duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Lajme të tjera

Web TV