A rrezikohen të dhënat bankare të shqiptarëve? Civici: Nëse do ketë një sulm…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i ekonomisë dhe rektori i Universitetit Mesdhetar, Adrian Civici  foli për temën e sigurisë së bankave në Shqipëri pas sulmeve kibernetike.

Sipas Civicit nuk ka vend për panik në radhët e qytetarëve, pasi sistemi bankar është ndër sektorët më të sigurtë dhe më të mirërregulluar.

“Sulm me përmasa të mëdha, jo vetëm në Shqipëri. Bëhet fjalë për një bllokim qoftë edhe të përkohshëm të funksionimit operativ të sistemit bankar, ose nxjerrje të dhënash për qytetarët. Nuk ka vend për panik për shqetësime për humbjen e parave, por edhe një sulm ndaj sistemit bankar në rastin më ekstrem do ishte një bllokim për disa orë, nuk ka vend për shqetësim pasi sistemi bankar ka masa mbrojtëse të avancuara.

Situata nuk do agravohet, bankat janë ndër më të mirëndërtuarat, të mirëstrukturuarat. Edhe në situata shumë të vështira, sektori bankar ka qenë më i rregulluar dhe më stabël. Prandaj edhe nëse do ketë një sulm, do ketë në dy drejtime: nxjerrje të dhënash, por nuk cenon paratë e individëve, ose ndonjë ndërprerje disa orëshe,” tha Civici.

Ndërsa inxhinieri kompjuterit, Erion Demiri, u shpreh se mund të ketë bllokime për disa momente, por nuk preken të dhënat e klientëve.

“Bankat janë më të sigurta se sa sistemet e tjera, mund të ketë bllokime për disa momente, do ketë vonesa, do i duhet një farë kohe e shkurtër për të rimarrë veten. Pra këto sulme prekin vetëm sistemin nga jashtë, por nuk futen dot në të dhënat e klientëve të bankës, sepse sistemi i mbrojtjes është i avancuar,” u shpreh ai.

Të fundit

Tifozët e Jagiellonias mbërrijnë në Tiranë, fotoja e parë e huliganëve polak

Dinamo do të presë sot Jagiellonian në stadiumin “Air Albania”. Do të duhet një mrekulli përballë polakëve, pasi takimi...

Gjumi i rrezikshëm i politikës kosovare

Enver Robelli Ndërsa klasa politike e Kosovës është futur në një tunel të gjatë të polarizimeve ekstreme, shoqëruar nga një propagandë e pandërprerë akuzash e...

Fejohet djali i madh i Michael Jackson

Prince Jackson, djali më i madh i Michael Jackson, ka njoftuar fejesën me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Molly. Ai e ndau...

1.4 trilionë lekë kursime, shqiptarët ruajnë edhe pas pushimeve

Pavarësisht pushimeve të verës, shqiptarët janë treguar më dorështrënguar në shpenzimet e tyre, duke kursyer kështu më shumë para. Përveç parave nën “dyshek”, rreth...

Shorti i Champions, Leverkusen tallet me United: Shpresojmë mos të përballemi me Grimsbyn

Grimsby surprizoi dje Manchester United duke e eliminuar përmes penalltive nga Kupa EFL. “Djajtë” u bënë objekt tallje nga bota e futbollit. Sot ishte radha...

Lajme të tjera

Web TV