Gavi me fat brenda dhe jashtë “fushe”, bashkë me rinovimin vjen dhe një numër celulari…

Barcelona ka vendosur ta blindojë talentin e saj të ri Gavi, i cili, bashkë me pothuajse bashkëmoshatarin e tij Pedri, pritet të bëhet një nga shtyllat e mesfushës blaugrana për shumë vite.

Në orët e kaluara futbollisti ka marrë pjesë në një ceremoni publike për të festuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2026, me një klauzolë prej 1 miliard euro për prishjen e parakohshme të saj.

Megjithatë, në qendër të vëmendjes nuk ka përfunduar rinovimi i kontratës, por një episod me të vërtetë kurioz që ka ndodhur në orët e kaluara në Camp Nou, që ka qenë i hapur për publikun për rastin.

Në fakt, Gavi ka zhvilluar një sesion autografesh dhe fotografish në dyqanin e Barcelona-s dhe pikërisht në momentin e hedhjes së firmës në një fanellë të një vajze të re, ka ndodhur diçka e papritur.

Vajza është kapur nga telekamerat duke i dhënë një letër pikërisht mesfushorit.

Çfarë do të jetë shkruar? Në internet, imazhet janë bërë virale dhe shumë mendojnë se në atë copë letër ka qenë numri i telefonit ose emri i profilit të saj në Instagram.

Kushedi nëse futbollisti do të japë shpjegime për atë që ka ndodhur. Ndërkohë, ka qenë një mënyrë sigurisht e bukur për të festuar rinovimin e kontratës…

https://twitter.com/Cherry_EX0/status/1570464054107406338?s=20&t=JYaUfJlu6qGu_WqXI9TnTQ