Gazetari nxjerr letrat: Vajza e Ilir Metës shpenzoi 60 mijë dollarë në vit në Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vajza e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, Bora, është diplomuar para disa ditësh. Lajmin e ka bërë të ditur vetë zonja Kryemadhi, e cila ka publikuar një video në rrjetet sociale, teksa i uron suksese dhe se duhet të përgatitet për shkollën e vërtetë që është jeta.

Bora është vajza e madhe e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Ajo është diplomuar për Matematikë në Exeter në Angli dhe master financë në UCL.

Shkollimi i saj në një nga universitetet më të shtrenjta në Angli, ka tërhequr vëmendjen e gazetarit Flamur Vezaj. Gazetari me anë të një postimi në Facebook, shkruan se nga erdhën paratë për shkollimin e vajzës së Metës dhe Kryemadhit në Londër.

Vezaj ka publikuar disa dokumenta se sa kushton studimi në këtë universitet, ku ka studiuar Bora Meta, sipas tij për një vit duhet të paguash 31 mijë dollarë amerikanë. Për të jetuar atje përveç taksës së studimit të duhet edhe 11 mijë dollarë ndërsa për ushqim dhe gjëra të tjera të duhen 17 mijë dollarë në vit.

Pra në total sipas gazetarit Flamur Vezaj, vajza e çiftit Meta-Kryemadhi ka harxhuar 60 mijë dollarë në vit. Në fund të shkrimit të tij gazetatari Fezaj, e mbyll duke thënë se të gjithë janë të njëjtë, të korruptuar dhe të pamoralshëm që shesin moral.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV