“Paguaj dy dhe i treti vjen falas”, oferta e shqiptarëve shqetëson qeverinë britanike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 5 mijë shqiptarë kanë kaluar me gomone për në Angli deri më tani që nga fillimi i këtij viti.

Sipas mediave angleze, baronët e drogës po dërgojnë për në Angli persona pa precedentë penalë për t’i përfshirë më pas në bandat e krimit të organizuar në Britani. Mediat angleze shkruajnë më tej se dyshohet që emigrantët pa precedentë kriminalë po përfshihen në bandat e trafikut të drogës në mënyrë që të shlyejnë borxhet e bosëve të drogës. Shifrat zyrtare tregojnë se shqiptarët përbëjnë grupin më të madh që shprehen se kanë rënë pre e trafikimit të qenieve njerëzore në kërkesat e tyre për azil. Kontrabandistët po trafikojnë emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe me jahte luksoze.

Siç shkruhet në artikullin e DailyMail, janë trafikantët shqiptarë, ata që po kontrollojnë të gjitha lëvizjet. Madje gjithashtu, theksohet se ata kanë dalë në ofertë.

Me çmimin e dy personave, mund të ikin në Angli tre, pra njëri e përfiton ‘udhëtimin’ falas. Sipas autoriteteve britanike, kjo ofertë, deri diku joshëse do të bëjë që numri i emigrantëve të rritet ndjeshëm.

Të fundit

Skandali në një kopsht privat/ Fëmija 3-vjeç del i dhunuar, prindërit akuzojnë edukatoret

Një tjetër rast dhunimi është regjistruar në një nga kopshtet e vendit tonë. Kësaj here kemi të bëjmë me...

Behgjet Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës!

Pas përplasjeve për aksionet e aeroportit të Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli ka vendosur të shkarkojë administratorin e shoqërisë koncesionare, Vlora International Airport, Valon Lluka. Vendimi është marrë dy ditë...

Ngjarje shokuese, gjenden të vdekur në banesë foshnja i porsalindur dhe nëna e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen Patisia të Athinës, ku një grua shtatzënë dhe i porsalinduri i saj u gjetën të vdekur brenda...

Cilat janë armët e reja që prezantoi sot Kina në paradën ushtarake

Parada ushtarake e sotme në Pekin nuk ishte thjesht një demonstrim force, por sipas analistëve, një fushatë gjigante marketingu për shitjen e armëve kineze...

BSH ul komisionet për pagesat elektronike, asnjë tarifë deri në 40 mijë lekë blerje

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime në lidhje me pagesat elektronike. Në mbledhjen e sotme u vendos që të ulen komisionet për...

Lajme të tjera

Web TV