Biden i beson një shqiptari/ Ja kush është ambasadori i ri i SHBA-ve në Mal të Zi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Joe Biden caktoi një shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi.

Këtë post do ta mbajë tani, Begzat Aliu i njohur edhe si B. Bix Aliu, i cili ka shërbyer si zv.ambasador në Podgoricë dhe si zv.shef i misionit të SHBA-së në Poloni.

Së fundi, ai ka qenë edhe i Ngarkuar i Përkohshëm me Punë në Ambasadën Amerikane në Budapest të Hungarisë. Një diplomat karriere, Aliu ka shërbyer vite më parë edhe në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë si zyrtar i marrëdhënieve publike.

Në njoftimin e përcjellë në website-in e Shtëpisë së Bardhë, theksohet se ai mban një Diplomë Mjekësie nga Universiteti i Prishtinës, Kosovë dhe një Diplomë Master të Studimeve Strategjike nga Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane në Carlisle të Pensilvanisë. Është fitues i çmimeve të shumta për performancë nga Departamenti i Shtetit dhe flet rrjedhshëm edhe gjuhën malazeze, atë polake, serbo-kroatishten, gjuhën maqedonase e shqipen.

Caktimi i tij vjen në kohën kur Mali i Zi është në ethet e krijimit të një ekzekutivi të ri, pas përmbysjes së qeverisë së Dritan Abazoviçit në muajin gusht. Presidenti Milo Gjukanovic pritet t`i propozojë brenda shtatorit parlamentit të mandatuarin për krijimin e qeverisë së re.

Kreu i shtetit duhet ta bëjë këtë jo më vonë se 30 ditë nga momenti që u votua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së 43-të të Malit të Zi.

Të fundit

Humb jetën aktori i “Vallëzim me ujqërit”

Aktori i njohur kanadez dhe anëtari i fiseve indigjene, Graham Greene, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Greene u...

Sudan/ Rrëshqitje dheu në Darfur, mbi 1000 të vdekur, vetëm 1 i mbijetuar

Sipas grupit rebel Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit (Sudan Liberation Movement/Army), një rrëshqitje dheu «shkatërruese» ka vrarë të paktën 1.000 persona në malet e largëta Marra,...

Kursi i këmbimit, e martë 2 shtator 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.5 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Kapitullimi i Japonisë dhe fundi i Luftës së Dytë Botërore

Më 2 shtator 1945, në bordin e aeroplanmbajtëses amerikane USS Missouri, e ankoruar në Gjirin e Tokios, ndodhi një nga momentet më të rëndësishme...

Orë me diell e temperatura të larta/ Rikthehet vera në shtator

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët me temperatura të larta dhe orë me diell. Era do të...

Lajme të tjera

Web TV