Gazetari pyet Kryeministrin për deputetin e PS, Rama: Laje gojën kur përmend Erion Braçen

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me gazetarët. Ndër të tjera gazetari e pyeti edhe për qëndrimin kritik të deputetit socialist Erion Braçes.

Osman Stafa: Sekuestrimi i anijes me tonelata naftë, a ju kanë njoftuar se cilat kompani shqiptare ka qënë porositësja? Kush mban përgjegjësi për thyerjen e embargos. Numri i pakët i nxënësve në vend, a mbani përgjegjësi për këtë situatë, që i keni lënë një mundësi, ikjen. Brace ka deklaruar se e vetmja mundësi është largimi, ai kërkoi zgjidhje nga qeveria shqiptare.

Rama: Ka një shprehje në shqip që duhet të lash gojën kur përmend dikë, lajeni gojën kur përmendni Erion Bracen. Higjena e gjuhës është një problem shumë i madh, u shpreh kryeministri.