Dy supersfidat e mbrëmjes/ Ja formacionet zyrtare të Milan-Napoli dhe Atletico-Real

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në San Siro zhvillohet ndeshja kryesore e javës së shtatë në Serie A ndërmjet Milanit dhe Napolit.

Si kampionët në fuqi, kuqezinjtë e kanë nisur mirë sezonin e ri në kampionatin italian duke arritur katër fitore dhe dy barazime, ndërsa kanë marrë 14 pikë.

Stefano Pioli ka vendosur të startojë Alexis Saelemaekers për herë të parë këtë sezon dhe të vendosë Krunic në krahun e djathtë pasi Rafael Leao mungon për shkak kartonash.

Nga ana e tij, Spalletti zgjodhi 4-3-3, ende me mrekullinë gjeorgjiane Kvaraskhelia dhe me Raspadori.

FORMACIONET ZYRTARE:

Milan : Maignan – Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez – Bennacer, Tonali – Saelemaekers, de Ketelaere, Krunic – Giroud

Napoli : Meret – Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Rui – Anguissa, Lobotka, Zielinski – Politano, Raspadori, Kvaraskhelia.

Nga ana tjetër, në “Wanda Metropolitano” zhvillohet ‘El Derbi Madrileno’ ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madrid, i vlefshëm për javën e gjashtë në La Liga.

Nga pesë ndeshje të zhvilluara, Los Blancos kanë arritur po aq fitore dhe kanë grumbulluar 15 pikë. Barcelona është ngritur në krye të tabelës me një pikë më shumë, pasi e ka zhvilluar sfidën e xhiros së gjashtë.

Los Rojiblancos kanë arkëtuar 10 pikë nga tri fitore, një barazim dhe një humbje, në pjesë takimet e para.

Nuk do të mungojë një përballje taktikash ndërmjet strategëve Diego Simeone dhe Carlo Ancelotti, të cilët i kanë zgjedhur futbollistët që do të luajnë nga fillimi.

Të fundit

Mbështetja sociale e familjeve: Shqipëria, vendi me përfitimin më të ulët në rajon

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport...

Rama nga punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë: Do të jetë unike në rajon

Pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë  po ndërtohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Është kreu i qeverisë, Edi Rama, ai i...

Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, duke mos i shmangur...

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky,...

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend të gëzimit të verës, plazheve...

Lajme të tjera

Web TV