Jeta jashtë politikës, ministrja Margariti prek me rrëfimin për humbjen e bashkëshortit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti si rrallëherë ka folur publikisht për jetën e saj jashtë politikës. Në një rrëfim për “Jo vetëm Modë”, ajo flet për fëmijërinë, familjen, shkollimin në Itali, martesën, ndalet edhe te humbja e njeriut të zemrës. Margariti tregon humbjen e të shoqit pas sëmundjes së rëndë.

Pjesë nga biseda:

Elva Margariti: Ishte një periudhë e gjatë sfide dhe ishte po njësoj një luftë nga njëra anë me një sëmundje, pastaj edhe një e përditshme me punën, domethënë ishin shumë gjëra bashkë. Në njëfarë mënyre, sepse ma pyesin këtë, si ishte të vazhdoje punën? Mendoj që fillon bëhesh më konkret dhe kupton cilat janë vështirësitë e vërteta dhe vështirësitë e mëdha të punës fillon bëhesh më i ftohtë për të thënë që kjo nuk është jetike, vërtet është situatë e vështirë në punë, por nuk është jetike, problemet janë të tjerat. Gjithmonë duhet të gjesh një ekuilibër midis gjithë gjërave që shkojnë përpara dhe familjes që jeton në këtë vuajtje.

Orinda Huta: Ka qenë një sëmundje që ka zgjatur dhe që ka ndikuar në jetën tuaj në njëfarë forme dhe keni luftuar gjatë gjithë kohës, ndërkohë që me vajzën duhej të flitej.

Elva Margariti: Po, atë e kemi përfshirë pothuajse që në fillim sepse siç thashë ishte diçka që duhej të merrej gradualisht kjo beteja, nuk mund të ishte një gjë që mund ta mbaje mënjanë dhe nëse do ndodhte më  e keqja do vinte krejt papritur, nuk do ishte krejt normale.

Orinda Huta: A e mendove më të keqen në fillim?

Orinda Huta: Asnjëherë. Ishte një gjë që gjithmonë vjen si papritur, edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë. Ke pishmane?

Elva Margariti: Pishmane kush nuk ka, të gjithë kanë, por në çdo moment, një gjë që ndodh keq e ka një arsye, mëson nga ajo dhe me kalimin e kohës e mbart vetë në vetvete. Them që do ishte e kotë të thuash sikur të kthehesha pas, është shprehje e kotë.

Orinda Huta: Do kishe dashur të thoje diçka?  Ke menduar “pse nuk ia thashë?”

Elva Margariti: Ndoshta.

Të fundit

Siguria detare, 34 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar, nga Ksamili në Koman, 34...

Ukrainë, tre persona vriten nga minat teksa notonin në plazhet e Odesës

Tre notarë u vranë nga minat që shpërthyen në rajonin jugor të Odessa- s të Ukrainës në dy plazhe ku noti ishte i ndaluar,...

Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 4 mijë gjoba gjatë 10 ditëve dhe 18 të arrestuar

Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin e 10 ditëve të para të gushtit. Në njoftimin për mediat bëhet me dije se gjatë kësaj periudhe...

‘Euro idiotët’ po përpiqen të pengojnë SHBA-në për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev ka ironizuar liderët evropianë pas deklaratës së përbashkët për Ukrainën. Në një postim në Telegram, ai i...

Ndërtimi i urës më të gjatë në botë midis Siçilisë dhe Italisë, mijëra protestues kundër

Mijëra qytetarë marshuan në Siçili për të protestuar kundër planit të qeverisë italiane për të ndërtuar një urë që do të lidhte Italinë kontinentale...

Lajme të tjera

Web TV