Kthehet në ekran direkt pas lindjes, Arbana Osmani ‘e prekur’ nga kritikat: Ishte pa plan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak javë më parë Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë, teksa solli në jetë vajzën e saj, Zoin. Moderatoren e kemi parë shpesh të ndajë foto në rrjetet sociale me të bijën dhe dy djemtë këto ditë, megjithatë vetëm sot ajo ka gjetur mundësinë për të diskutuar me ndjekësit e saj, duke ju përgjigjur pyetjeve të tyre, kryesisht për shtatzëninë.

Arbana është konfirmuar si moderatore e sezonit të dytë të “Big Brother Vip”, por kjo gjë ka sjellë kritika nga ndjekësit e saj, shumë prej tyre e pyesin se përse e mori vendimin të rikthej kaq shpejt në ekran, ende pa iu rritur vajza që sapo solli në jetë.

Në përgjigjen e saj, Arbana shkruan se projektet profesionale kanë nisur pa u planifikuar ende shtatzënia dhe nuk mund të lërë në gjysmë diçka për të cilën ka firmosur.

“Shpejt është. Me Jonin u ktheva pas dy vitesh shkëputje. Me Diellin shumë më pak dhe isha më e lumtur me rikthimin në punë shpejt. Kësaj here punët kanë qenë planifikuar gati një vit më parë (pa patur në plan shtatzëni kaq shpejt) dhe në pamundësi për t’i shtyrë do shohim si do menaxhojmë bashkë me Zoin; do Zoti do ia dalim. Por pavarësisht se fëmijë sjellin lumturi pafund, puna për mua është gjithashtu e rëndësishme dhe burim energjie, dhe megjithëse po kënaqem shumë me fëmijët në shtëpi, mezi pres të rifilloj gjithashtu projekte që i kam shumë përzemër dhe me shumë ambicje”– shkruan Arbana.

 “Ç’faj kanë fëmijët për planet e tua, ata duan praninë tuaj sidomos këto muajt e parë,”- shkruan një tjetër ndjekës.

Lexo edhe :  “Kur isha shtatzënë…”/ Inva Mula tregon momentin më të vështirë të jetës

 “Nëse mendon se mesazhi yt do më bëjë të ndihem keq apo në faj, më vjen keq por e ke kot. Dhe një grua nuk fiton asgjë duke ulur një grua tjetër. Fëmijët do bëhen pjesë e planeve të mia; jo vetëm në muajt e parë por gjithë jetë. Mama e lumtur, fëmijë të lumtur,”- përgjigjet Arbana.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV