Rekord edhe në Premier League, Ethan Nwaneri bëhet lojtari më i ri që debuton në ligë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arsenali ka arritur një fitore të madhe në udhëtim te Brentfordi me rezultat të pastër 0-3.

Por kjo ndeshje nuk do të harrohet lehtë pasi do të mbetet gjatë në histori të Ligës Premier.

Jo për faktin se londinezët morën një fitore, pasi nuk ishte asgjë e jashtëzakonshme, por ndodhi një debutim te Topçinjtë.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e mori në skuadër talentin 15 vjeçar Ethan Nwaneri dhe i dha disa minuta.

Nwaneri u inkuadrua në lojë në minutat e fundit të ndeshjes duke thyer një rekord të madh, pasi është bërë futbollisti më i ri në histori të Ligës Premier që ka debutuar në këtë moshë.

Talenti anglez bëri debutimin e tij me 15 vite e 181 ditë, duke u futur në histori të elitë së futbollit anglez.

Në vendin e dytë mbetet Harvey Elliot, që kishte debutuar me fanellën e Fulham me 16 vite e 30 ditë, derisa në vendin e tretë është Matthew Briggs që debutimin e bëri me 16 vite e 68 ditë.

Të fundit

Një shqiptare emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, reagon Rama: Moment krenarie!

Shqiptarja Pranvera Kastrati është emëruar në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për...

Luçiano Boçi i shqetësuar: Rama po na josh dhe merr njerëzit tanë!

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha në studion e MCN se ikja e Genc Deromemajt në Vlorë i shqetëson dhe i lë një...

Rama: Në fund të dekadës, Shqipëria të mos përdorë cash

Qeveria Shqiptare synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë para cash, por transaksionet financiare të jenë të gjitha dixhitale. Në takimin...

23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit, avioni bën ulje emergjente (Emri)

Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte...

Polici hero shpëton shoferin që po pësonte atak kardiak

Një ngjarje dramatike është regjistruar në Joplin, Misuri të Amerikës, ku një polic shpëtoi jetën e një drejtuesi që po pësonte atak kardiak në...

Lajme të tjera

Web TV