Drejtuesit e Juventus-it marrin vendimin për të ardhmen e Allegri-t

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventusi ka vazhduar me formën jo të mirë, teksa ka humbur edhe nga Monza me rezultat 1-0.

Zonja e Vjetër ka vështirësi të mëdha për të gjetur formën e duhur dhe ka rezultate zhgënjyese edhe në Champions League.

E për formën e dobët ka folur edhe drejtori sportiv i bardhezinjve, Maurizio Arrivabene.

Në Itali është folur për shkarkimin e trajnerit Massimiliano Allegri, por ka qenë vet Arrivabene që ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se do të ishte katastrofale shkarkimi i tij.

“Të ndryshojmë tani drejtim teknik të skuadrës do të ishte një çmenduri. Sot për sot problemet duhen parë në tërësi”.

“Kemi dalë nga disa vite të vështira, që kanë rënduar, jo vetëm në futboll. Të bësh gjyqe popullore nuk ndihmon një klub si Juventusi. Max nuk ka vetëm një kontratë, por një program për ta zhvilluar në katër vite. Ashtu siç kam edhe unë një program”.

Arrivabene ka thënë se është ai fajtori për këtë gjendje dhe jo Allegri.

“Nëse duhet të gjendet një fajtor, atëherë ai jam unë. Sepse administratori i deleguar është në krye të klubit dhe më takon mua e gjithë përgjegjësia. Duhet përulësi, qartësi dhe vendosmëri”.

“Kemi probleme, por nuk zgjidhen duke akuzuar vetëm një person. Duhet të punojmë së bashku dhe të shohim përpara”, deklaroi Arrivabene.

Të fundit

“Kemi gjetur një blerës për TikTok”, Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj…

A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili...

“Nata e Thikave të Gjata”, ekzekutohen pa gjyq kundërshtarët e Hitlerit

30 Qershor 1934 Nga Leonard Veizi Ka netë në histori që nuk flenë kurrë. Jo prej zhurmës, por nga hijet. Ato netë ku heshtja bëhet më...

Horoskopi ditor, 30 Qershor 2025

Dashi Për sa iu përket çështjeve te ezmeres, priten emocione pa fund gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur ne krahët e partnerit tuaj dhe...

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë në rrezik banesat, pronat dhe...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Lajme të tjera

Web TV