Refugjatët minorenë më të rrezikuarit në itinerarin e Ballkanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë përpjekjes për të hyrë në BE përmes vendeve të Ballkanit, migrantët minorenë janë të ekspozuar ndaj dhunës fizike, psikologjike e seksuale, sipas studimit të organizatës për mbrojtjen e fëmijëve, Save the Children.

“Kam parë me sytë e mi si policia kroate i ka keqtrajtuar shokët…disa madje i plagosën në këmbë, të tjerë i goditën në kokë, në sy.”(Ehsan, djalë, 17)

“Një kontrabandist (…)nxorri një thikë(…) vajza bërtiti, dhe u përpoq të shpëtonte, por ai e përdhunoi dhe ne e pamë me sytë tanë gjithçka” (Hasnen, djalë, 15)

“Kur shohin një djalë të bukur, e keqpërdorin, dhe policia nuk bën asgjë. Nuk luan rol, nëse ai është në rrugë me familjen apo vetëm. Mjafton të jesh i bukur.” (Hanan, djalë, 17)

Këto janë pjesë nga 48 faqe raport me rrëfimet e minorenëve refugjatë që janë në rrugë vetëm ose me familjet e tyre. Shumica nga Afganistani, Pakistani, Iraku, Irani dhe Siria. Përmes së ashtuquajturës itinerari i Ballkanit – pra nga Turqia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi e Bosnje-Hercegovina ata duan të mbërrijnë në perëndim. Të dhënat janë mbledhur në kuadër të studimit “Wherever we go, someone harms us” të publikuar së fundmi nga organizata për mbrojtjen e fëmijëve, Save the Children. Studimi është kryer në bashkëpunim me Universitetin e Sarajevës, ku janë kryer intervista të gjera me minorenë nga mosha 13-19 vjeç në kampet e refugjatëve në Bihaç, Tuzla dhe Sarajevë. Për këtë studim janë intervistuar dhe 27 aktivistë për mbrojtjen e fëmijëve.

Autorët e krimeve janë kontrabandistë dhe policë

Vështirësia më e madhe që migrantët kanë në rrugën drejt perëndimit paraqitet në kufirin mes Bosnje-Hercegovinës dhe anëtares më të re të BE, Kroacisë, që në 1 janar 2023 behet edhe pjesë e hapësirës Shengen. Për të arritur këtë qeveria kroate ka ndjekur një politikë mjaft të ashpër dhe të dhunshme kundër migrantëve, me qëllimin e profilizimit si mbrojtëse e besueshme e kufijve të jashtëm të BE. Tek metodat e policisë kroate bëjnë pjesë dhuna brutale dhekthimi ilegal i refugjatëve, i njohur si “pushbacks”.

 

“Gjatë rrugëtimit të gjithë migrantët përballen me dhunën fizike, psikike dhe seksuale, por grupi më i rrezikuar janë fëmijët, sidomos ata që janë në rrugë vetëm, pa mbrojtjen e prindërve,” thotë Tatjana Ristic, koordinatore e zyrës Save the Children në Beograd për DW. “Dhuna seksuale më së shumti vjen prej kontrabandistëve, ata janë të fuqishëm, fëmijët kanë frikë dhe janë të varur prej tyre. Por edhe familja nuk garanton gjithmonë mbrojtje. Edhe policët kryejnë akte dhune, e prej tyre nuk ka asnjë mbrojtje.”

Lexo edhe :  Biden e bllokon shitjen e kompanisë amerikane të çelikut, U.S. Steel

Djemtë të rrezikuar veçanërisht

Sipas studimit të Save the Children minorenët e pashoqëruar janë të detyruar të flenë në ndërtesa të rrënuara, me të panjohur, në frikë të vazhdueshme nga rrahjet apo dhuna seksuale. Djemtë janë veçanërisht të rrezikuar. Pa ndihmë dhe pa mundësi për të përpunar përjetimet, shumë fëmijë e djem të rinj e kompensojnë frikën dhe stresin me alkool dhe drogë. Edhe numri i vetëlëndimeve dhe përpjekjeve për vetëvrasje është “mjaft shqetësues”. Ristic thotë se “shumë rrallë bëhen denoncime”. Më e keqja është se fëmijët e prekur e normalizojnë dhunën, e shohin si diçka normale dhe të pamënjanueshme, kur nuk bëjnë asnjë denoncim në rrugëtime që mesatarisht zgjasin 4 vite.

Politika e frikësimit

Itinerari i Ballkanit nuk është aspak i mbyllur, thotë Tatjana Ristic. Marrëveshja e refugjatëve mes BE dhe Turqisë i ka reduktuar lëvizjet e migrantëve, por nuk u ka dhënë fund. “Në vitin 2021 përgjatë itinerarit të Ballkanit janë regjistruar 95.000 refugjatë”, thotë Tatjana Rictic, por “shifra reale duhet të jetë shumë më e lartë”. Save the Children ka shënuar rritje të fluksit të migrantëve për vitin 2022. Konkretisht kjo organizatë kërkon “mekanizma të legalizimit të migracionit” në itinerarin e Ballkanit. “Kërkesat për azil duhet të trajtohen individualisht, migrantët nuk duhet të dëbohen me detyrim nga kufijtë dhe pushbacks nuk duhet të ketë më”, kërkon Tatjana Ristic në bisedë me DW. Po ashtu në kufij duhet të vendosen nëpunës që kanë një mënyrë humane komunikimi me fëmijët, grupin të lëndueshëm mes migrantëve.

Burimi: Zoran Arbutina/ DW

Të fundit

Shenjat që do përjetojnë ndryshim në jetën e tyre gjatë 2025-ës

Marrëdhëniet nuk janë gjithmonë të lehta, por është gjithmonë mirë të kesh universin në krah kur vjen puna për...

Alarmi nga fruthi/ Shtohen rastet në Shqipëri, ISHP: Vaksinimi ul përhapjen

Rënia e nivelit të vaksinimit ka rritur rastet me fruth. Shqetësimi ngrihet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë sipas së cilës shumë shtete nuk kanë...

E hëna ditë e ngjeshur në SPAK për Berishën/Fati i kreut të PD sërish në dorë të gjykatës

Përveç vizitës së Berishës në SPAK, nesër do të vendoset nëse do të kalojë apo jo për gjykim dosja “Partizani”... E hëna do të jetë...

E trishtë! Ndahet nga jeta futbollisti i njohur, kampioni i Europës me Realin (Emri)

Juan Manuel Villa, ish-futbollisti i Realit të Madridit dhe Spanjës, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Lajmin e ka njoftuar vetë klubi “Los Blancos”...

Një epidemi e re?/ Cilat janë simptomat, trajtimi dhe diagnoza e virusit HMPV

Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se spitalet e...

Lajme të tjera

Web TV