Shërbeu pranë Mbretit Charles III, ja rrëfimi i 22-vjeçares shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëresha Elizabeth II varroset sot në Londër përmes një ceremonie shtetërore, ngjarje që po vlerësohet si operacion i “paprecedent” i sigurisë në kryeqytetin britanik.

Mëngjesin e sotëm, arkivoli me trupin e pajetë të monarkes më jetëgjatë britanike u nis për në rrugëtimin e saj të fundit: fillimisht arkivoli u dërgua në Kishën e Uestministerit, ku u mbajt një shërbesë fetare në të cilin morën pjesë mijëra persona, më pas në Kështjellën Uindsor për një shërbim më privat.

Në fund, Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip.

Funerali i Mbretëreshës u komentua sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në lidhje “Skype” ishte Flogerta Mica, studentet e drejtësisë që ka shërbyer pranë mbretit Charls 3.

Shërbeu pranë Mbretit Charles III, 22-vjeçarja shqiptare

22-vjeçarja tregoi se ka qenë në shkollë kur iu erdhi një ofertë për të konkurruar për të punuar te shtëpia e Mbretit Charles III, në atë kohë Princ.

“Shkrova një letër se pse të më zgjidhnin mua, e kalova. Pastaj bëra intervistë te shtëpia e Princit Charles, ishte stafi që më bëri intervistën. E kalova edhe këtë dhe pata fatin që të punoja në departament. Konkurruan 7 persona, 7 më të mirët në shkollë. U zgjodha unë se bashku me një vajzë tjetër”, tha e reja.

Mica zbuloi se u kishte thënë atyre për origjinën e saj dhe u ka folur për Shqipërinë.

“E pata treguar origjinën time. Kanë menduar se jam angleze, por u thashë se unë jam nga Shqipëria, por jam lindur dhe e rritur në Britani. Më thanë se nuk kanë takuar ndonjë nga Shqipëria, nuk e dinin as ku është. U tregova dhe u shpjegova”, tha 22-vjeçarja.

Lexo edhe :  Bushati ia thotë në sy Berishës: Në Tiranë krimi s’ka ndikim dhe ju humbët thellë

Kjo e fundit shtoi se nuk e kishte zënë gjumi për 1 javë kur mori vesh se u zgjodh për të punuar te shtëpia Mbretit Charles.

Shërbeu pranë Mbretit Charles III, 22-vjeçarja shqiptare

Ndërsa e pyetur për rregullat që duhej të ndiqte, Flogerta tha: “Telefonat te dera fiken dhe mbyllen me çelës. Çdo letër që shkruhet, griset dhe hidhet në kosh. Kur dilja nga shtëpia e mbretit, kisha persona që na ndiqnin për të marrë informacione për të ditur çfarë ndodh brenda shtëpisë”.

Gjithashtu Mica foli edhe për detyrën e saj aty, ku tha se shkonte në çdo departament që kishte në shtëpinë e Mbretit.

E reja tregoi edhe nëse ka patur mundësinë që të takonte Mbretin apo ndonjë familjar nga familja mbretërore.

“Mbreti ka qenë në shtëpi, ndërsa ne te një ndërtesë tjetër. Nga afër nuk kemi mundur që ta takonim. Pjesëtarë të tjerë kanë qenë, por nuk i kam takuar”, përfundoi ajo.

Të fundit

“Kishte një shenjë plumbi në trup”/ Çfarë tha personi që gjeti trupin e 23-vjeçarit

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen në Ulëz të Matit, ku humbi jetën 23-vjeçari Renis Dobra. Sipas mediave...

Kush më shpjegon nga PD, se si është pasuruar familja e Sali Berishës?

Nga Spartak Ngjela Saliu vërtitet me gënjeshta fëmijësh për të fshehur korrupsionin e tij dhe të familjes së tij; kurse ata që në formë  ekspertësh...

Theth/ Banorët bllokojnë urën e fshatit, përplasen me policinë: Nuk kemi bërë asnjë krim

Banorët e zonës së Thethit janë përplasur verbalisht me efektivë të policisë së shtetit në tentativën e këtyre të fundit për t’u futur në...

Historia e dashurisë së Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip

Një histori dashurie e përshtatshme për familjen mbretërore. Më 8 shtator, familja mbretërore britanike njoftoi lajmin tronditës se Mbretëresha Elizabeth ll vdiq në moshën 96-vjeçare,...

1955 – Manifesti Russell–Einstein, thirrja për uljen e rrezikut të luftës bërthamore

Më 9 korrik 1955, në një moment të tensionuar të Luftës së Ftohtë, u publikua Manifesti Russell–Einstein, një dokument historik që paralajmëronte njerëzimin për...

Lajme të tjera

Web TV