Mbappe fiton të drejtat e imazhit ndaj Francës, nuk do të dali në foto me ekipin kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca i dorëzohet Kylian Mbappé. Sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe i ‘Les Bleus’, i përfshirë prej muajsh në një betejë me Federatën Franceze të Futbollit për menaxhimin e të drejtave të imazhit të lojtarëve të thirrur në kombëtare, kërcënoi se nuk do të paraqitej në fotosesionin klasik të kombëtares.

Një proces i përvitshëm që organizohet në “Clairefontaine” me sponsorët e kombëtares transalpine. Mbappe guxoi dhe mori rezultatin e parë. Federata Franceze e Futbollit, e cila me presidentin Noel Le Graet kishte bërë të ditur se nuk dëshironte të diskutonte një marrëveshje të re përpara Botërorit të ardhshëm në Katar, vendosi të tërhiqet duke e komunikuar vendimin e saj përmes një njoftimi për shtyp:

“FFF është e kënaqur të punojë mbi udhëzimet e një marrëveshjeje të re që do t’i
lejojë të garantojë interesat e saj, duke marrë parasysh shqetësimet dhe besimet
legjitime të shprehura nga lojtarët e vet”.

Një fitore për Mbappe dhe avokatin e tij, i cili prej muajsh po negocion për të ndryshuar marrëveshjen ekzistuese.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV