Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nuk ka asnjë shqetësim mes tij dhe ligjit, duke u shprehur i vendosur se nuk e shqetëson asnjë padi që është bërë ndaj tij.
Në një intervistë për RTSH, ish-kreu i Shtetit u shpreh se drejtësia është nën presionin e politikës.
“Unë nuk kam asnjë shqetësim, përditë të çojnë padira. Unë kam detyrim që sa herë të më thërrasë SPAK unë jam i detyruar të them që më pyetën për këtë çështje dhe dhashë këtë përgjigje. Nuk ka në këtë planet asnjë problem që krijon shqetësim mes Ilir Metës dhe ligjit. Kurrë”, tha Ilir Meta.