Sezoni veror/ Jugu zero rritje, shtohen me 50% pushuesit në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vitet e fundit jugu ka qenë destinacioni i preferuar për pushuesit. Por sivjet gjërat ndryshuan. Durrësi është qyteti me rritjen më të madhe të vizitorëve këtë sezon veror dhe si i tillë i ka dhënë peshë gjithë rajonit qendror. Të dhënat e Institutit të Statistikave për strukturat akomoduese në korrik treguan se në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë rajoni qendër ku bën pjesë Durrësi u rrit me 50 për qind,.

Veriu nga ana tjetër ka pasur një rritje modeste prej 3 për qind në korrik 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Jugu sipas statistikave ka mbetur në të njëjtat shifra sikurse viti 2021 ku “braktisjen” e vendasve e kanë balancuar të huajt.

Vizitorët jo-rezidentë u rritën me 23 për qind në rajonin qendër në korrik 2022 krahasuar me 202-in. Turoperatorët në fakt raportuan se për Durrësin vetëm kishte një kërkesë 30 për qind më të lartë sesa kapaciteti akomodues i qytetit. Heqja e kufizimeve të pandemisë dhe çmimet më të arsyeshme në raport me shërbimin që ofrohet duket se nxitën kompanitë e huaja që ta kthenin në një destinacion të rëndësishëm. Durrësi edhe pse jemi në shtator vijon të ketë shkëlqimin e pikut të sezonit ku referuar fluturimeve nga Rinasi, rezultojnë të paktën 14 chartera nga Polonia, Norvegjia e Suedia të gjithë pjesë e turizmit të organizuar.

Tkurrja e turistëve vendas në veri u kompensua nga rritja e të huajve me 12%. Veriu është dhe rajoni më interesant për të huajt, duke tërhequr 41% të totalit, ndërsa qendra 31% dhe jugu 28%.

Edhe në Veri numri i turistëve jo-rezidentë ka qenë ë i lartë këtë korrik sipas të dhënave të strukturave akomoduese ku rritja e raportuar është 12.4 për qind. Në Jug numri i të huajve në korrik 2022 ishte 4.2 për qind më i lartë se korriku i një viti më parë.

Lexo edhe :  “E prisja fitoren e PS”/ Petro Koçi "thumbon" deputetët e Berishës

Vendasit nga ana tjetër këtë verë ishin në një “eksod” masiv drejt destinacioneve të huaja si një tendencë post-pandemi por edhe për shkak të paketave agresive konkurruese me të gjitha të përfshira të ofruara nga destinacione si Turqia, Mali i Zi dhe Greqia. Gjithsesi pushuesit vendas në korrik patën rritje vetëm në rajonin qendër me 138% rritje ndërkohë që në Jug strukturat akomoduese kanë raportuar rënie me 3.4 për qind në raport me një vit më parë. Rajoni i Veriut është prekur edhe më shumë nga mungesa e vendasve me një ulje prej 20 për qind në korrik 2022 krahasuar me korrikun e një viti më parë.

Shifrat e INSTAT për korrikun në strukturat akomoduese konfirmojnë edhe një herë deklaratat e turoperatorëve ku Jugu u raportua sipas zonave nga Vlora në Sarandë me një okupancë që në korrik luhatej mesatarisht mes 50-70 për qind edhe për shkak “të fushatës” së çmimeve të shtrenjta që nisi që qarkullonte masivit në rrjete sociale./MONITOR

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV