Më 24 shtator, është planifikuar të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Pas një barazimi dhe një humbje në dy ndeshjet e para, tashmë kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo triumfin në të dyja sfidat.
Para ndeshjes me Izraelin, lajme të mira vijnë për Shqipërinë nga kampi kundërshtar. Manor Solomon, i cili na realizoi dy gola në ndeshjen e parë, do të mungojë për shkak dëmtimi.
Mungesë e rëndësishme për Izraelin, do të jetë edhe Zahavi, i cili ka pasur përplasje së fundmi me stafin e kombëtares dhe nuk është grumbulluar.