Një shqiptar rrezikon të dënohet me 8 vjet burg në Beograd, për shkak se gjatë paradës së komunitetit LGBTQ+ tregoi të pasmet para kishës së Shën Markut në Beograd, Serbi.
Shqiptari akuzohet se ka kryer formën më të rëndë të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare, shpjegojnë ekspertët ligjorë.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin, policia ka regjistruar të gjitha tubimet publike në Beograd fundjavën e kaluar dhe do të identifikojë të gjithë ata që kanë fyer moralin publik, kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike dhe kanë marrë pjesë në sulmet ndaj policisë.
“Menjëherë pas përfundimit të identifikimit të personit, Ministria e Punëve të Brendshme do të dorëzojë raporte në prokurorinë kompetente”, tha Vulin dhe shtoi se bindjet apo stili i jetës së askujt nuk janë arsyetim për sjellje të paturpshme para popullit serb dhe shtetit ose për rrezikimin e jetës dhe shëndetit të punonjësve të policisë.
Një burim nga prokuroria tha se sjellja e disa pjesëmarrësve në ‘Pride’ mund të vihet nën hetim si vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.
“Paragrafi dy i nenit të ligjit që e rregullon thotë qartë se kushdo që e kryen këtë vepër dhe në të njëjtën kohë ekspozon për tallje simbolet kombëtare, etnike apo fetare, gjë që sigurisht e kanë bërë disa nga pjesëmarrësit, dënohet nga një deri në tetë vite burg. Ndryshe, për formën themelore të kësaj vepre penale, dënimi është nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Për mendimin tim, shfaqja e prapanicës së zhveshur para kishës sigurisht që bie në këto dispozita ligjore, njësoj si tallja me imazhin e Jezu Krishtit”, thotë burimi nga prokurori.
Siç thekson më tej, nëse autorët janë në dispozicion të organeve gjyqësore, nuk do të ishte e vështirë të vërtetohej dhe dokumentohej fajësia e tyre në gjykim.
Dhe vetë homoseksualët, mbi të gjitha ata nga Serbia, thonë se janë të neveritur dhe se as rastësisht nuk i përkrahin veprime të tilla të cilat dëmtojnë të gjithë komunitetin LGBTQI+.
Një nga aktivistët homoseksualë më të njohur Predrag Azdejkoviç thekson se personi në fjalë ka abuzuar me mikpritjen në Beograd. Bashkëbiseduesi ynë, megjithatë, ndryshe nga të tjerët, pohon se nuk është shqiptar, por turk, por në rastin ekstrem nuk është aq i rëndësishëm.