U mori jetën 2 motrave në Tiranë/ Burg përjetë për Përparim Ademin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Burg përjetë për Përparim Ademin, vrasësin e 2 motrave në Tiranë. Ky është vendimi i Gjykatës së Tiranës në përfundim të procesit pas ngjarjes së rëndë që tronditi të gjithë kryeqytetin. Ademi është dënuar për akuzën për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Ademi vrau ish të dashurën dhe motrën e saj Zhaneta Metani e Kristina Bardhi, me 31 dhjetor 2020. Ai ka kërkuar disa herë të fitojë lirinë me argumentin se vuan nga probleme mendore por kjo kërkesë është rrëzuar. Nga aktekspertimi i mjekësisë ligjore ai rezulton pa asnjë problem.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e Astirit në banesën e motrave Metani e Bardhi. Ademi kishte lidhje me të dyja, por më pas motrat natën e Krishtlindjeve ia kishin bërë të qartë se nuk donin të kishin më lidhje me të. Ky fakt nuk është pranuar nga 59-vjeçari, i cili kishte filluar që të kishte hije dyshimi se Zhaneta e tradhtonte. Ai është rikthyer pas pak ditësh në banesën e tyre dhe i ka vrarë me breshëri kallashnikovi.

Aktualisht, Ademi ndodhet në burg për 3 vepra penale, atë të vrasjes së dyfishtë, armëmbajtje pa leje dhe trafik të fëmijëve. Pas dëshmisë së vëllait të Kristinës dhe Zhanetës, Bashkim Metani,  Prokuroria e Tiranës ka shtuar dhe një akuzë të re ndaj Ademit, atë të trafikut të fëmijëve. Kjo sepse Metani ka deklaruar se Ademi ka shitur 10 fëmijët që ka pasur me motrat në Selanik.

Të fundit

Risia në aeroporte! Parfumet, pijet alkoolike dhe lëngjet lejohen në bagazhin e dorës

Parfumet, pijet alkoolike dhe shishet do të lejohen përsëri në çanta dhe mini-valixhe, ato që na shoqërojnë deri në...

Nuk ka më dilema! Nesër vizitat mjekësore, Arsenali blen sulmuesin e madh

Viktor Gyokeres pritet që nesër të kryejë testet mjekësore tek Arsenal, ku do të transferohet për 73,5 mln euro. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi tashmë...

Këshilli Bashkiak: Pallati i Kongreseve i kalon qeverisë shqiptare

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi këtë të enjte një sërë vendimesh, mes të cilave edhe ai për kalimin në përgjegjësi të qeverisë të Pallatit...

Conference League: Egnatia, Vllaznia & Dinamo luajnë ndeshjet e para në raundin e dytë

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City do të luajnë nesër ndeshjet e para në raundin e dytë të UEFA Conference League. Blutë e Dinamos do të...

INSTAT, hapet pozicioni i punës për drejtor

Këshilli i Ministrave hapi garën për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT), pas përfundimit të mandatit të Elsa Dhulit, e...

Lajme të tjera

Web TV