Zyrtare/ Shkrihet klubi legjendar shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FSHF-ja zbardh kalendarin e Kategorisë së Dytë për sezonin 2022-2023 dhe konfirmon shkrirjen e KF Elbasanit, klubit legjendë të futbollit shqiptar që ka fituar dy tituj kampionë (1983-1984 dhe 2005-2006), dy Kupa të Shqipërisë (1975 dhe 1992) dhe një Superkupë (1992).

Pas ndarjes nga jeta të presidentit legjendar, Arben Laze, familja e tij u mundua të mbante gjallë klubin, që ia doli të mbyllte sezonin 2021-2022 në mesin e tabelës në grupin A të Kategorisë së Dytë.

Tashmë KF Elbasani që gëzonte një qytet të tërë me titullin kampion të sezonit 2005-2006 nuk ekziston më, por gjithsesi bashkia i ka paraprirë me kohë kësaj situate.

Kësisoj, zhgënjimi që mund të përjetojnë tifozët do të jetë më i vogël.

Ndërkohë, në shortin e hedhur dje në FSHF, u bë edhe ndarja e grupeve, ku ashtu si edicionet e kaluara pati “çudira”.

Sopoti dhe Naftëtari, që në kampionatin e fundit ishin pjesë e grupit të Jugut (B), tashmë kanë kaluar në grupin e Veriut (A).

Pa nisur ende kampionati, Vora e Artan Mërgjyshit ka investuar miliona dhe ka hedhur kandidaturën për ngjitje, ndërsa edhe Veleçiku me trajner Dritan Smajlin, kërkon të rikthehet në të Parën.

Sa i përket grupit B, aty emrat janë të mëdhenj, duke filluar nga AF Luftëtari, AF Elbasani, Pogradeci etj.

Që në javën e parë, që nis më 2 tetor, do të kemi përballjen mes ekipeve me shumë emër, AF Elbasani-AF Luftëtari, ndërsa Pogradecit kalendari i ka rezervuar derbin me Devollin.

RREGULLORJA

Nga Kategoria e Dytë në të Parën do të ngjiten automatikisht fituesit e grupeve A dhe B.

Sipas skemës së riformatuar këtë edicion, e renditura nga vendi i dytë në vendin e pestë në secilin grup, do të luajnë ndeshje “play off” për të përcaktuar skuadrën që do të përballet me vendin e 9-të dhe të 10-të të Kategorisë së Parë.

Lexo edhe :  Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Skuadra e vendit të dytë do të luajë me ekipin e renditur në vendin e pestë, ndërsa skuadra e renditur në vendin e tretë në klasifikim do të përballet me ekipin e vendit të katërt.

Më pas, skuadra fituese e dalë nga këto ndeshje në grupin A do të përballet me vendin e 9-të në Kategorinë e Parë në një fushë asnjanëse.

Ndërsa ekipi fitues i dalë nga këto ndeshje në grupin B do të sfidojë skuadrën e renditur në vendin e 10-të në Kategorinë e Parë./Panorama

Të fundit

Kujdes nëse konsumoni këtë qumësht, në Itali tërhiqet nga tregu pas një rasti sëmundjeje

Supermarketet Basko kanë publikuar tërheqjen paraprake nga ASL të disa pakove me qumësht 100% gjysmë të skremuar Ligurian Piemonte...

Plagosja e djeshme me thikë në Maliq, procedohet autori 14-vjeçar

Dy adoleshentë të moshës 14 dhe 15 vjeç janë konfliktuar ditën e djeshme në Maliq, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me...

Zjarr në Shkodër, digjen tre makina dhe merr flakë edhe një zyrë

Tre makina dhe një zyrë pune janë djegur në një varrezë automjetesh në fshatin "Bërdicë" të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit...

Avioni i parë me hidrogjen, prezantohet projekti revolucionar

“Airbus” ka prezantuar projektin e tij të ri revolucionar, ZeroE, një avion komercial me energji të pastër që funksionon plotësisht me hidrogjen, raporton CNN...

Rikthehet Java Kulturore e Evropës! Një festë e artit dhe dialogut në 9 qytete të vendit

Nga data 17 deri më 31 maj, Shqipëria mirëpret edicionin e radhës të Javës Kulturore të Evropës, një festë gjithëpërfshirëse e artit dhe kulturës...

Lajme të tjera

Web TV