Aksident i rëndë në Peqin-Rrogozhinë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Karinë.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes së dy makinave, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Peqin/ Informacion paraprak

Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, dhe për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit tip”Benz”, si dhe janë dëmtuar dhe dy pasgjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.