Cristiano Ronaldo merr çmimin e golashënuesit më të mirë: Synoj Kampionatin Europian 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi iu dha çmimi i golashënuesit më të mirë nga ‘Gala das Quinas de Ouro’ për rekordin e tij ndërkombëtar të golave, Cristiano Ronaldo e bëri të qartë se ai synon të fitojë Kupën e Botës 2022 me Portugalinë.

Pavarësisht se është në rënie vitet e fundit dhe shumë njerëz besojnë se karriera e tij po mbyllet, Cristiano Ronaldo këmbëngul se ai shpreson të luajë edhe për disa vite të tjera.

“Shpresoj të vazhdoj të jem pjesë e skuadrës së Portugalisë edhe për disa vite”, tha Cristiano.

“Ndihem i motivuar, kam ambicie. Jam në një ekip me të rinj dhe dua të jem në Kupën e Botës, por edhe në Kampionatin e ardhshëm Europian [në vitin 2024]”.

Me çmimin e marrë, Cristiano Ronaldo ishte i kënaqur që arritjet e tij u njohën.

“Jam krenar që kam marrë çmimin”, tha Cristiano . “Kurrë nuk e kam menduar se mund ta arrij”.

“Së bashku do të vazhdojmë të thyejmë të gjitha rekordet e mundshme”.

“Ka qenë një rrugë e gjatë, por dua të them se udhëtimi im nuk ka përfunduar ende. Ka mbetur edhe pak Cristiano”.

Të fundit

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato,...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, vlerësoi "gratë dhe burrat e guximshëm" që i rezistuan regjimit, në 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953. Berlini,...

Lajme të tjera

Web TV