E gjeti duke pastruar aeroportin, shqiptari në Irlandë lë pa fjalë Fevziun: Jam pronari!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu, me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ me postuar një histori frymëzuese dhe inkurajuese të një shqiptari.

Fevziu tregon për emigrantin shqiptar që e takoi kur po lante dyshemenë e aeroportit të Balfastit, por gazetari shkruan se ai pronar i disa lokaleve por larjen e dyshemesë iu kishte përgjigjur e bënte si punë shtesë.

Postimi i plotë i Blendi Fevziut:

La menjane makinen e vogel mbi te cilen po pastronte dyshemene e aeroportit te Balfastit ne ate ore te vone dhe me ftoi per kafe. U mundova ta refuzoja me xhentilese, duke e falenderuar dhe kur insistimi nuk rreshti i tregova qe zona e kafeneve ishte mbyllur tashme. Mos ki merak me tha, beri perpara, hapi shiritin qe ndalonte hyrjen e kafeneve, ndezi ekspresin nen hutimin tim total.

? I kam une me qira keto ketu me tha, po hajde ulu.

? Ti po laje dyshemene i thashe, c’pune ke me lokalet.

? Jam pronari. Dyshemene e bej si pune shtese. Sot s’kisha punetor dhe po e bej vete. Sapo mbylla lokalet.

U zgjat mbi banak, mori nje cope kek dhe ma afroi ndersa ngrohej ekspresi. Kete e ben nje grua nga Vlora me tha. E ben si qemoti. Une ja marr asaj dhe i shes.

Historia e tij ishte thuajse e pabesueshme. Kishte ikur nga Sevasteri i Vlores si shume shqiptare te tjere ne vitet ‘90 – te. Kishte kaluar malin per ne Greqi ku kishte punuar ca vite. Ishim shume vellezer me tha dhe shume te varfer. Prisja qe vellai te hiqte kepucet qe ti vishja une. Pas ca vitesh ne Greqi kishte marre rrugen per Angli. Nen kamion nga Franca ne Britani. Kishte punuar ne Londer dhe ku djali i vetem po i rritej ishte transferuar ne Irlanden e Veriut. kishte bere cdo lloj pune dhe tani kishte nje stabilitet financiar per tu admiruar. Por punonte serish. Ku te mundete. Me pasionin qe mund te punoje vetem nje njeri qe e do punen. Kur kisha prinderit gjalle me tha, shkoja ne Shqiperi me makine. Ishte larg, por e mbushja me dhurata per plakat dhe pleqte e fshatit. Tani vinte me rralle. Djali po i behej grafik dizajner dhe ishte krenar per te.

Lexo edhe :  Ledion Lico heq dorë nga drejtimi i BBVA? Ja cila moderatore pritet të zërë vendin e tij

? Ne nuk beme shkolle, tha, nuk mundem. Por djali po!

Me percolli deri tek avioni. Me mahniti historia e tij. Besimi se me pune mund te rimekembesh. Ishte kaq e ngjashme me historite e plot emigranteve te tjere. Qe iken nga mjerimi i viteve ‘90, qe besuan tek enderra e lirise dhe ajo jua ktheu serish mbrapsht.

Të fundit

Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një nënkomisar në Elbasan. Bëhet fjalë për Edison Pemaj, i cili...

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re: Jo muskuj, ja ç’dua tani

Ish-banorja e Big Brother VIP, ka folur rreth jetës së saj private në “Goca dhe Gra”. Ajo ka rrëfyer se djemtë kanë nisur t’i dërgojnë...

1919 – Kalimi i parë ajror i Atlantikut nga balona britanike R34: kur qielli u bë rrugë

Më 6 korrik 1919, një balonë ajrore britanike me emrin R34 u ul në Mineola, Long Island, pranë Nju Jorkut, duke përfunduar me sukses...

Avokati i Ilir Metës në merak edhe për bashkitë: Janë bërë si Komitetet Ekzekutive

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka sulmuar kryeministri Edi Rama në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit bëri gjatë kësaj jave në...

Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben Malaj. Gjithçka nisi kur Malaj, akuzoi...

Lajme të tjera

Web TV