“Gabimi i madh që bëri”/ Gazetari zbulon kush e eliminoi Ergys Dashin në Ekuador

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ergys Dashi, ishte një emër jo shumë i lakuar në ambientet e kronikës së zezë në Shqipëri. Të paktën, kështu dukej, deri më 23 janar 2022, mbrëmjen, ku 20 plumba të derdhur ndaj tij në një lokal në Ekuador, do të zbulonin edhe CV-në e tij të pasur në botën e narkotrafikut.

Kur kanë kaluar rreth 8 muaj që nga vrasja e tij, gazetari investigativ, Artan Hoxha njoftoi në ABC, se ishte pikërisht në lokalin ku Ergys Dashi u eliminua nga një vrasës me pagesë teksa konsumonte ushqimin nën shoqërinë e një miku të tij. Hoxha ka mundur të kontaktojë me menaxherin e restorantit i cili ka shpjeguar se si autori i maskuar dhe me një buqetë me lule në dorë iu afrua Dashit edhe e ekzekutoi në vend.

Hoxha shprehet se në Guayaquil, vrasësit i gjen me shumicë në rrethinat e qytetit ku jetohet në varfëri ekstreme, për pagesa qesharake, nga 100 deri 500 dollarë.

Kur kanë kaluar 8 muaj nga ky atentat, autoritetet vendase jo vetëm nuk kanë gjetur vrasësit, por duket se as qe kanë ndërmend të merren, me atë që ka ndodhur.

Për ta, shqiptarët, vijnë nga një vend ekzotik krejt i panjohur dhe i cilësojnë përgjegjës për fatin e tyre, pasi janë përfshirë në nivele të lartë, në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Ndërsa organizatat kriminale ekuadoriane, kryejnë aq shpesh atentate, sa e kanë kthyer Guayaquilin, në njërin nga qytetet më të rrezikshme të botës.

Sipas Hoxhës, kreu i kartelit me të cilin punonte Ergys Dashi, u vra vetëm pak kohë para ekzekutimit të shqiptarit. Hoxha u shpreh se Dashi kishte lidhje të ngushta me kreun e kartelit madje ishte kumbari i fëmijës së tij. Por pas vrasjes së bashkëpunëtorit, Ergys Dashi zgjodhi të mos largohej nga Ekuadori. Sipas Hoxhës kjo u mor si një sfidë e hapur nga kundërshtarët dhe kryen eliminimin e tij fizik.

Lexo edhe :  "Hap drejt BE!" Komisionerja Kos uron Shqipërinë për hapjen e Grup-Kapitullit 3

“Ekzekutimi i Ergys Dashit ndodhi pasi ai pati një ngatërrim me kartelet atje. Një nga drejtuesit që ai punonte, dhe që ishte kumbari i fëmijës së tij u ekzekutua më parë. Ergys Dashi nuk ishte larguar nga Ekuadori. Dihej lidhja dhe njohja që ai kishte me atë person që u vra. Ishte marrë si një sfidë dhe qëndrimi aty. Kundërshtarët organizuan vrasjen e tij.” tha Artan Hoxha.

Një detaj tjetër i zbuluar nga Hoxha ishte fakti se gjithçka në Ekuador organizohej nga bosët shqiptarë që ndodhi në Dubai.

“Shuarje e konflikteve mes shqiptarëve varet nga ekuilibrat që vendosen në Dubai, nga të paprekshmit që ndodhen atje. Në Ekuador pashë përmasat e ekonomisë që kanë këto grupe. E kanë buxhetin shumë më të madh se ministria e Brendshme. Shanse nuk ke me ta. Nuk e fiton dot luftën me to.” tha Hoxha.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV