Parkoi “bishën” luksoze në mes të Stambollit, mediat turke shkruajnë për Morena Tarakun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siç duket këngëtarja shqiptare Morena Taraku ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave turke. Ajo ka pak kohë që është zhvendosur për të jetuar në Turqi, ku ka nënshkruar edhe kontratë me një label të njohur në qytetin e Stambollit.

Morena nuk e ka aspak problem që të reklamojë jetesën e saj luksoze. E jo vetëm kaq, pasi Taraku herë pas here është bërë kryefjalë e mediave tona në lidhje me pasurinë e saj, ndonëse mesa duket ky detaj nuk u ka shpëtuar as mediave turke.

Së fundmi “Snob Magazin” i ka dedikuar një shkrim, Morenës duke publikuar disa foto të realizuara në qytetin Nisantasi të Turqisë. Në foto duket këngëtarja dhe babai i saj duke arritur tek makina e tyre luksoze në ngjyrë portokalli.

Ndër të tjera ky shkrim i është dedikuar edhe kësaj makine, e cila siç raporton media turke kap vlerën e 10 milionë lirave turke.

Më herët në profilin e saj në “Instagram”, ku ndiqet nga më shumë se 1.6 milion fansa, Morena u shfaq joshëse me një palë bikini të zeza në kuvertën e një jahti. Ajo dukej tepër në formë dhe e relaksuar teksa mbante edhe një gotë verë në dorë.

Të fundit

Dramë, lot dhe emocione/ Flet Ilir Daja

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Agjenti i Lewandowskit zbuloi se sezonin e kaluar, sulmuesi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të qëndruar te Barcelona. Ndërkombëtari polak...

Lajme të tjera

Web TV