Prof. asoc. Dr. Orkida ILOLLARI
Për të lehtësuar dhe rritur shanset e punësimit, marrja e një diplome master është kthyer në një ‘’domosdoshmëri’’. Pas diplomimit në ciklin bachelor zakonisht është e vështirë për studentin të lundrojë në “xhunglën” e masterave, kurseve të specializimit dhe kurseve të trajnimit. Përvec kësaj ata e gjejnë veten në dilemën, për të zgjedhur Masterin e duhur për rrugëtimin e tyre të kualifikimit akademik dhe profesional me shpresën se kjo rrit shanset për zhvillimin e karrierës së tyre.
Natyrisht, përpara se të merret një vendim përfundimtar, duhen vlerësuar mirë disa kritere/informacione për të bërë zgjedhjen më të mirë për zhvillimin e karrierës së tyre.
Duhen patur parasysh prirjet dhe aftësitë e fituara gjatë studimit të kryer në bachelor, për të qenë i sigurt në zgjedhjen e masterit të duhur; Informacioni i përgjithshëm që cdo kush aspiron të vijojë studimet e tij në programet master vijon me : •Njohjen e mirë të programit/kurrikulës së një progarmit masteri e cila është thelbësore për të kuptuar nëse kjo është zgjedhja më e mirë për formimin e tij akademik dhe profesional. •E rëndësishme është njohja dhe vlerësimi i stafit akademik, si dhe profesionistët në karrierë që vijnë nga tregu i punës, të cilët japin kontributin e tyre në funksion të marrjes nga ana e studentëve aftësitë profesionale; •Marrëveshjet e ndryshme me aktorët kryesorë të tregut të punës, partnerë të cilët presin praktikantë nga këto programe master si dhe të jenë kandidatët e tyre të parë për punësim në kompanitë e tyre. •Shkëmbimet që kanë universitetet në vend me universitetet nëpër botë. Prandaj, para se të zgjidhni një program master, do të ishte e këshillueshme të keni këtë informacion të përgjithshëm i cili Ju ndihmon në zgjedhjen që do të bëni.
Në periudhën që po kalojmë, kërkesat e tregut të punës po ndryshojnë dhe po evoulojnë dita ditës në mënyrë shumë të shpejtë. Përballë kësaj tendence, universiteteve u lind detyra të organizohen duke ndryshuar programet e tyre në përputhje me kërkesat e reja të tregut të punës dhe teknologjisë. Ritmet e zhvillimit ekonomik po e bëjnë arsimin gjithnjë e më të domosdoshëm. Bachelori jep formimin e përgjithshëm të fushës së zgjedhur, por nuk përfundon në asnjë profesion. Nëse do t’i drejtohesh tregut të punës duke patur kërkesa ambicioze ndaj vetes, domosdoshmërisht duhet të kalosh nëpërmjet programeve master. Programi Master përfundon me një titull profesioni.
Tregu i punës ka agresivitet por dhe etje për profesionistë. Shumë individë mund të kenë masterin e gabuar ose punojmë në një vend pune i cili nuk i përkon studimeve që ka kryer. Sfida e universiteteve sot është që të ofrojnë programe master të cilat i përgjigjen tendencave dhe tregut të punës. Çdo universiteti i lind nevoja të ketë partneritet ose bashkëveprim shumë të fortë me tregun e punës. Kjo në kudër të praktikave mësimore, punësimit të studentëve dhe përmirësimit të kurrikulave. Përveç një diplome cilësore ose një universiteti të rankuar secili duhet të gjejë pikërisht atë profil i cili i përshtatet dhe nevojës së tij, punësimit ose të vendeve ku një person inspiron që të jetë në të ardhmen. Master, janë ato programe që të japin një thellim analitik, dije praktike etj. Investimi në edukim është ai që ka kthimin më të sigurtë. Gjithkush që investon në dije, në akademi për veten e tij diku do të të kthehet ky lloj investimi. E thënë me fjalë të tjera një individ i mirëspecializuar është aset jo vetëm për veten dhe familjen e tij por edhe për shoqërinë.
Në pamje të parë, të krijohet përshtypja e gabuar se “universitetet po e humbin rolin dhe rëndësinë e tyre, në raport me evolucionin dhe kërkesat specifike të tregut të punës, se për disa grupe të rëndësishme kompetencash, vendesh pune të rëndësishme dhe të paguara mirë, universitetet nuk janë më të nevojshme … se duhen kërkuar rrugë të tjera alternative për t’u profesionalizuar për nivele të tilla specifike. Në fakt, ky fenomen duhet parë nga një këndvështrim tjetër: tregu i punës ka evoluar dhe ndryshuar më shpejt dhe në drejtime më specifike, në raport me shpejtësinë e reagimit të universiteteve dhe “produkteve” të tyre ndaj kërkesave të tregut të punës. Janë universitetet ato që priten të reagojnë me shpejtësi dhe inteligjencë, për t’u paraprirë kërkesave specifike “speciale” të tregjeve të punës, për t’a kuptuar thelbin, përmbajtjen dhe evolucionin e këtij tregu, duke iu përgjigjur me një ofertë universitare të modernizuar e specifike, me diploma, programe, degë e profile specifike, lëndë apo grup lëndësh ose module specifike “shumë të specializuara e cilësisht të avancuara”.
Duke iu referuar argumenteve të mësipërme, pas përfundimit të studimeve të bachelorit dhe vijimi i studimeve në programet master është një hap i nevojshëm dhe i domosdoshëm për një punësim sa më të shpejtë dhe një karrierë të sigurt.
Nga ana tjetër, mbas studimeve bachelor dhe punësimit për një periudhe kohe, përzgjedhja sipas specifikimeve të vendit të punës të një programi master, është një ndërthurje e gjetur për një rrugëtim të sigurt drejt suksesit të çdo individi. Në përmbyllje, ia vlen të theksojmë se: çdo moment është ai i duhuri për të frekuentuar një program master. Një diplomë master përmirëson jo vetëm individin në të gjitha aspektet e përmendura, por është edhe jetike në përparimin e shoqërisë, ku secili prej nesh jeton.
Përtej zhvillimeve gjeostrategjike, zhvillimi vjen nga cilësia e kapitalit njerëzor, nga cilësia e këtij kapitali që përgatitet në universitete dhe më shumë se gjithçka, të atij kapitali që përgatitet në sistemin Master. Ndjekja e studimeve master është shndërruar në një detyrim, i cili sigurisht do të jetë jetëgjatë në sistemet arsimore, duke u sofistikuar me ritëm.
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë i kushton një vëmendje të veçantë studimeve master, të orientuara nga tregu i punës. Sfida e universiteteve sot, është që të ofrojnë programe master të cilat i përgjigjen tendencave dhe kërkesave të tregut të punës. Çdo universitet ose trupa akademike duhet të ketë një partneritet ose një bashkëveprim shumë të fortë me tregun e punës kryesisht me aktorët kryesorë.
Duke patur bashkëpunim dhe partneritet arrihet krijimi i profileve të programeve sipas tendencave dhe tregut të punës. UMSH ofron 20 programe studimi Master, 7 programe studimi në Master Profesional dhe 13 programe në Master i Shkencave. Këto programe studimi përfshijnë njohuri teorike dhe praktike për të inkurajuar të menduarin kritik dhe kreativ të studentëve. Struktura e ndërtimit të programeve synon të sigurojnë njëkohësisht katër grupe njohurish: njohuri dhe aftësi metodologjike, njohuri teorike dhe aplikative, njohuri për profesionin përkatës, si dhe njohuri të thelluara në një profil më të ngushtë të fushës së studimit.
Të gjithë ata që do të jenë të punësuar nesër, kanë nevojë për një bazë të qëndrueshme edukimi, në mënyrë që ata të jenë vetë ndryshimi, të cilin jemi të interesuar ta shohim. Inteligjenca artificiale, automatizimi dhe robotika, inovacionet dhe start up-et, të përfshira tashmë në nocionin e “revolucionit 4.0”, si “çfarë po na diktojnë situatat e pasigurta”, po krijojnë kompetenca dhe profesione të reja të cilat po zhvillohen me shpejtësi, duke qenë njëkohësisht dhe më të kërkuarat në treg të organizuara në tre fakultete si:
- Fakulteti më i ri i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, me programet tij të studimit është krijuar pikërisht për t’u përgjigjur kërkesës në rritje për profesionisë të rinj në fushën e IT-së. Tregu i punësimit për të gjithë studentët që do ndjekin një nga degët e këtij fakulteti, është një treg jo vetëm kombëtar, por ndërkombëtar, me hapësira gjithnjë e më të mëdha punësimi në sektorin privat e publik. Fakulteti i dedikuar për informatikën në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë finalizion një investim strategjik të këtij Universiteti të nisur prej vitesh. Ne besojmë se në fusha të tilla si nformatika duhen ofruar një numër i gjerë programesh studimi për të aftësuar profesionistët e rinj dhe krijuar fleksibilitet për ta.
Programet janë:
- Programi Master i Shkencave në Informatikë me Profil “Sistemet e Informacionit në Biznes”
- Programi Master i Shkencave në Informatikë me Profil “Inxhinieri Software”
- Programi Master Profesional me Profili “Sistemet e Informacionit në Biznes”
- Fakulteti i Shkencave Ekonomike vjen e orientuar nga niveli i zhvillimit ekonomik i vendit, kërkesat e tregut të punës dhe aftësisë sipërmarrëse të çdo studenti. Rezultatet e kësaj përpjekjeje janë: shkurtimi i vazhdueshem i kohës që iu duhet studentëve që mbarojnë studimet nga momenti i përfundimit të shkollës deri në momentin e fillimit të punës së parë në profesion, rritja e vazhdueshme e pagës për studentët e masterit dhe plotësimi i të gjithë kushteve të konkurrimit për rritjen në detyrë,si në bizneset private edhe në administratën publike.
Programet janë:
- Programi Master i Shkencave në Financë Bankë Me Profil “Banka dhe Tregje Financiare”
- Programi Master i Shkencave në Financë Bankë Me Profil “Teknologjitë e Reja Financiare”
- Programi Master i Shkencave në Administrim Biznesi me Profil “Sipërmarrja dhe Inovacioni”
- Programi Master i Shkencave në Administrim Biznesi me Profil “Marketing, Shitje dhe Komunikim”
- Programi Master Profesional “Auditim i Brendshëm dhe Kontrolli Financiar”
- Programi Master Profesional Menaxhim Biznesi me Profile: “Menaxhim Shëndeti”; “Menaxhim Arsimi”; “Menaxhim Arti”; “Menaxhim Turizmi”; “Menaxhim i Pasurisë së Paluajtshme”
- Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Humane, ofron zhvillimet më bashkëkohore për një gamë të gjerë programesh studimi të cilat aftësojnë studentët për tu bërë profesionistët e rinj në fusha që lidhen ngushtësisht me bizneset private, administratën publike, pushtetit vendor dhe medias. Përveç specializimit në shkencat Juridike, Politike dhe Marrëdhëniet ndërkombëtare, ky fakultet ofron programet më të avancuara në fushën e psikologjisë dhe të komunikimit. Gjithashtu degët e reja për mësuesi, do të specializojnë brezin e ri të arsimtarëve sipas standardeve që kërkon sot tregu. Falë marrëveshjeve të bashkëpunimit me dhjetëra institucione private dhe publike, praktikat profesionale që kryejnë studentët tanë, kanë përfunduar me rekrutimin e shpejtë të tyre për punësim në këto institucione.
Programet janë:
- Programi Master i Shkencave me Profil “E Drejtë Civile dhe Tregtare”
- Programi Master i Shkencave me Profil “E Drejtë Publike”
- Programi Master i Shkencave me Profil “Marrëdhënie Ndërkombëtare”
- Programi Master i Shkencave me Profil “Studime Politike dhe Strategjitë Ekonomike”
- Programi Master i Shkencave me Profil “Psikologji Organizative”
- Programi Master i Shkencave me Profil “Psikologji Komunitare”
- Programi Master i Shkencave me Profil “Këshillim dhe Psikoterapi me Orientim Njohës Sjellor”
- Programi Master Profesional në Shkenca Politike me Profil “Administratë Publike”, “Qeverisje Vendore”, “Politikat Sociale”
- Programi Master Profesional “Hartim Menaxhim Projektesh”
- Programi Master Profesional në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, me Profil “Studime Mesdhetare”
- Programi Master Profesional në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, me Profil “Studime Europiane”
Risi për këtë vit të ri akademik është diploma e dyfishtë në Master i Shkencave në Administrim Biznesi” me profile. Kjo vjen falë bashkëpunimit me universitetin e TUSCIA-s në itali. Studentët e këtij programi do të realizojnë një semester në Itali të financuar nga programet Ersamus+.
UMSH po hyn në një dinamikë të re të kthimit në një universitet në përgjigje të zhvillimit të shoqërisë, teknologjisë, ekonomisë, korporatave, biznesit, financave dhe politikave.
Çelësi për të ecur në këtë sistem është se çfarë kërkon tregu nga programet master, që të përgatiten ata ekspertë që reflektojnë kërkesat dhe tendencat më moderne vendase, rajonale dhe botërore!
Drejtore e Programeve Master në UMSH