Vajza e Alketa Vejsiut flet hapur për jetën sentimentale: Kam një pikë të dobët për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas bujës që bëri me daljen e saj të parë në rrjetet socaile, Nikol Nelo, vajza e moderatores Alketa Vejsiu, vijon të jetë aktive për ndjekësit e saj.

Së fundmi Nikol ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku ka marrë mjaft komente pozitive dhe i janë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet.

Përveç komenteve pozitive dhe komplimentave nga njerëzit, Nikol nuk heziton të publikojë edhe pyetje rreth jetës personale. Duhet të themi se vajza e Alketës është në të vërtetë simpatike dhe nuk është çudi që ajo të jetë e shumëkërkuar nga djemtë, por a ia ka marrë njeri zemrën, Nikolit? Kjo ka qenë pyetja që një ndjekës i ka shkruar vajzës së Alketës, duke shtuar nëse ai është ‘xheloz’ që i shkruajnë kaq shumë.

“A të pëlqen vërtet dikush? Dhe si reagon duke e ditur që të shkruajnë kaq shumë veta?”– ishte pyetja e ndjekësit, të cilit Nikol iu përgjigj duke shkruar: “Kam përshtypjen që të gjithë kemi një pikë të dobët për dikë…” Kështu ajo la të kuptohej se i pëlqen dikush, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Vajza e Alketa Vejsiut
Story në Instagram nga Nikol Nelo

Kujtojmë se vajza e moderatores së njohur u bë menjëherë një personazh i ndjekur në Instagram, kjo për faktin se Alketa e ka mbajtur familjen gjithmonë larg syrit të publikut. Në një ‘ask me a question’ të zhvilluar më herët, një ndjekës shprehu gjithashtu dëshirën që t’a ketë Nikol nuse.

“Merre mamin në cel dhe thuaj të kërkon njëri për nuse”– i shkroi ndjekësi.

“Paskan filluar aplikimet dhe në Instagram pse nuk thoni ju”- ishte reagimi i saj.

Nikol po vazhdon studimet në Angli, ku ka shprehur dhe dëshirën për të jetuar në Britani dhe të ketë biznesin e saj.

Të fundit

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është...

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Si inteligjenca artificiale mos ta zhdukë njerëzimin

Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ngritur sërish alarmin për rreziqet që paraqet AI. Në një...

Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë ndjekin avionin rus

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dy avionë italianë F-35 u ngritën në qiell nga një bazë ajrore në...

Lajme të tjera

Web TV