A rrezikohet Shqipëria nga sulmet terroriste iraniane? Rama: Jemi 100% të bindur që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Shtete e Bashkuara të Amerikës ku do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së, ka folur për sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.

Në një intervistë për “Opinion” kryeministri Edi Rama është pyetur se sa e rrezikuar është Shqipëria nga një sulm terrorist iranian, Rama tha se deri në këto momente nuk ka informacione të tilla për një rrezik të shtuar.

“Nuk kemi të dhëna që ndihemi të rrezikuar, por nga ana tjetër kemi një regjim diabolik, dhe mund të jetë i paparashikueshëm përsa i përket këtyre ngjarjeve. Të dhënat e deritanishme tregojnë se nuk jemi të rrezikuar,”- tha Rama ndër të tjera.

Ndërsa shtoi se gjithsesi Shqipëria po monitoron gjithçka, pasi përballë kemi një regjim diabolik dhe të paparashikueshëm.

“Është një bombardim ndaj sistemeve tona digjitale me një synim të qartë që nuk e them unë, por skuadrat që janë marrë me këtë, për të zhdukur arkivat. Jemi 100% të bindur që Irani fshihet pas sulmeve kibernetike sepse kemi bërë një hetim shumë të thellë. Kemi prova, prova të nxjerra nga hetimet. Përputhen plotësisht të gjitha, edhe nga hetimi i dalë nga Microsoft”, tha ai.

Të fundit

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia s’ka qenë kaq keq që nga viti 2008

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare i shtetit të tij do të mblidhet, pasi...

Oferta e radhës e Inter për Lookman, Atalanata kthen përgjigje për sulmuesin nigerian

Interi ka bërë sot një ofertë të fundit zyrtare për Ademola Lookman, duke i kërkuar Atalantës sulmuesin nigerian. Një ofertë që zikaltrit e Milanos...

U martua në Theth, kush është këngëtari që Edi Rama e promovoi sot

Mesditën e kësaj të premte në rrjetin e tij social “Facebook” kreu i qeverisë erdhi sërish me pamje nga Thethi, por jo si ato...

Brazili i del kundër Trump-it: Tarifat i ke politike, jo ekonomike

Qeveria e Brazilit u ka bërë të ditur gazetarëve se do të njoftojë disa masa emergjente javën e ardhshme për të ndihmuar bizneset të...

Prokurori i Sarandës: Më shkarkuan për 600 mijë lekë që më dha nëna

Prokurori Kledian Llaho, i shkarkuar sot me vendim të formës së prerë dhe i larguar përgjithmonë nga sistemi i drejtësisë, ka reaguar dhe thotë...

Lajme të tjera

Web TV