Gledis Nano u shkarkua se dinte diçka për Martinajn? Rama: Donte një shkundje dhe kaq!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur për shkarkimin e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano për të cilin tha se nuk ka arritur disa objektiva.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, kreu i qeverisë u pyet nëse një arsye e shkarkimit ishte se Gledis Nano po hetonte lidhjet e politikës me krimin. Rama e konsideroi këtë çështje si një legjendë urbane.

Pyetje: Pse u largua Gledis Nano?

Rama: Pse duhet të jetë kaq e rëndësishme të largohej Gledis Nano? Ai ma ka konfirmuar mua dorëheqjen.

Pyetje: Për çfarë arsye?

Rama: I është kërkuar dorëheqja sepse situata e fundit ishte problematike dhe kërkonte adresimin e saj me ndryshim në drejtimin e Policisë së Shtetit.

Pyetje: Thuhet se ka pasur informacion për Ervis Martinajn, ka bërë takim me ish-efektivin e operacionales, Jeton Lami.

Rama: Është legjendë urbane.

Pyetje: Nano ka raportuar në ambasasdat e huaja.

Rama: Janë të gjitha legjenda urbane. Di vetëm të them se ka kryer detyrën, ka bërë aq sa ka ditur dhe aq sa ka mundur. Nuk i është vënë në dyshim përpjekja. Befas ne nisëm të shohim simptoma problematikash me të cilat Policia e Shtetit është ndarë me kohë, nga shfaqja e parcelave të kanabisit, rryshfetet e policëve në rrugë. Vrasjet pa përgjigje të kohës së fundit. Të gjitha këto kërkonin një shkundje dhe kaq.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV