“Në këtë planet nuk kam shkelur asnjë ligj”, Meta i vendosur: Gati të shkoj në SPAK, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka mohuar edhe njëherë akuzat e ngritura ndaj tij.

Kryetari i Partisë Itha se është i gatshëm të shkojë në SPAK që tani, por theksoi se cdo gjë që Prokurorët do ta pyesin ai do ta bëjë publike.

Meta u shpreh i bindur se nuk ka shkelur asnjë ligj të këtij vendi, duke thënë se nuk ka asnjë shqetësim me drejtësinë dhe ai është i qetë.

“Nuk kam asnjë shqetësim unë. SPAK dhe Prokuroria të bëjnë ca të duan. Tani vete unë tek SPAK nëse me thërret. Ama ca do më pyesin unë do ta them.

Unë mbaj përgjegjësi për Ilir Metën. Në këtë planet nuk ka asnjë ligj që ka shkelur Meta. Këtë e kam pasur parim. Këtë këshilla u kam dhënë edhe bashkëpunëtorëve të mi edhe fëmijëve të mi.

U kam thënë unë jam në politikë dhe kam armiq! Nuk ju mbroj sikur të shkelni ligjin më të thjesht të këtij vendi. Nuk kam asnjë shqetësim unë. Gjithë jeta ime ka qenë beteje”, tha Meta në Top Story në Tch.

 

Të fundit

Zarfi i parë me fletë votimi, Rama diasporës: Ne e mbajtëm fjalën, tani është radha juaj!

Kryeministri Edi Rama e cilëson fjalë të mabjtur votën për emigrantët, pasi mëngjesin e sotëm i ka shkuar në...

Sa orë gjumë është normale të flemë në ditë? Këshillat sipas grupmoshave

Fjetja aq orë sa duhet, është themelore për të pasur një shëndet të mirë. Por sa kohë duhet të flemë të gjithë ne saktësisht?...

Ish-drejtuesi i policisë: Në burgun e Shënkollit “VIP-at” marrin shërbime s*ksuale

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News. Sipas...

E projektoi që në 1882/ Arkitekti i Sagrada Família në Barcelonë do të shpallet “shenjt”

Antoni Gaudí, arkitekti i famshëm katalanas që i dha jetë Bazilikës Sagrada Família në Barcelonë, është vënë zyrtarisht në rrugën drejt shenjtërisë. Vatikani njoftoi...

I ra krevati sipër, shqiptarja që humbi jetën në Santorini do bëhej gjyshe për pak ditë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën e kaluar në ishullin grek të Santorinit, ku një pastruese shqiptare 59-vjeçare ka humbur jetën në vendin...

Lajme të tjera

Web TV