Plani për ndryshime të kushtetutës, prokurorët tërhiqen nga gara për drejtues të SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Hapja e garës nga KLP për drejtuesin e ri të prokurorisë së Posaçme SPAK, deri në këto 6 ditë nuk ka sjellë asnjë aplikim të prokurorëve të kësaj strukture.

Madje dhe dy figurat kryesore të përfolura mediatikisht si kandidatë të mundshëm, prokurorët Ervin Kondili dhe Adnand Xholi, gjatë këtyre 6 ditëve nuk kanë dorëzuar asnjë dosje personale, për tu bërë pjesë e garës për titullarin e SPAK.

Shkak për këtë bojkotim gjatë kësaj kohe është bërë një plan i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për kryerjen e disa ndryshimeve ligjore dhe kushtetuese, që synojnë të prekin dhe Organizimin dhe Funksionimin e SPAK-ut.

Plan projekti është dorëzuar në Komisionin e Ligjeve dhe pritet që në ditët në vijim të ketë një diskutim juridik mbi këtë çështje.

Mësohet se pikërisht ky plan, po mban të tërhequr një pjesë të kadidaturave potenciale, për të marë pjesë në garën e drejtuest të SPAK.

Pasi segmente të qeverisë janë duke tentuar të ndryshojnë rregullat e lojës të kësaj gare që do zhvillohet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Këto ndryshime që synojnë të prekin dhe nenin 148/dh, planifikojnë një modifikim të pikës 3, që flet pikërisht për afatin 3 vjeçar të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Po lobohet që kjo pikë e kushtetutës dhe disa nene të tjera të ndryshohen, gjë e cila do i hapte rrugë një rikandidimi të mundshëm të Drejtuesit aktual të prokurorisë së Posaçme SPAK, Arben Kraja.

Ligjërisht Krajës, i mbaron mandati 3-vjeçar i drejtuesit në datën 18 dhjetor 2022.

Ndërsa me legjislacionin aktual të miratuar me kushtetutën e vitit 2016, Kraja është i izoluar dhe nuk mund të rikandidojë për një mandat të dytë drejtimi.

Lexo edhe :  Vota e diasporës/ Celibashi: Ja kur do të nisë shpërndarja e fletëve

Nisur nga kjo situatë qeveria, ka futur në zbatim planin për të bërë disa ndryshime ligjore, ku një ndër to është dhe neni 148/dh e Kushtetutës së Shqipërisë.

Prekja e neneve të kushtetutës kërkon dhe konsensusin e opozitës, pasi domosdoshmërisht duhen ¾ e votat të parlamentit për të bërë ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit Shqiptar.

Deri në këtë fazë ku ndodhet procesi, asnjë nga 17 prokurorët e SPAK, nuk ka shfaqur interes për të qenë drejtues i kësaj strukture të rëndësishme hetimore.

Disa prej tyre të kontaktuar, bënë me dije se nuk mund të kandidojnë në këtë fazë, pa u qartësuar pozicioni që do mbahet me drejtuesin aktual Arben Kraja.

Por fakti që KLP-ja, shtyu afatin e aplikimin me 45 ditë, le hije dyshimi mbi këtë proces.

Megjithatë disa nga prokurorët e SPAK, u shprehën se nëse do e shikonin të arsyeshme për të garuar, do shpalosnin kandidaturën e tyre edhe në minutat e fundit të ditës së 45, siç dhe është afati përfundimtar i lënë nga KLP.

Por edhe nëse pas mbarimit të këtij afati nuk do ketë asnjë kandidaturë, KLP, pritet të emërojë përkohësisht Arben Krajën si drejtues të komanduar, dhe më pas të riçelë garën sërish.

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV