KPK kallëzon Nezir Gjokën për fshehje pasurie/ Daja i gjyqtares Etleva Deda përfundon…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një dosje penale voluminoze, e cila flet për ish-prokurorin e Apelit Tiranë, Nezir Gjoka, është transferuar për hetime të mëtejshme nga prokuroria e Durrësit në prokurorinë e Tiranës. Çështja penale, ka marë spunto nga një kallëzim që ka bërë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), ndaj subjektit të rivlerësimit Nezir Gjoka.

Sipas kallëzimit gjatë hetimit administrativ subjekti me funksion prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë, Nezir Gjoka, rezulton të ketë pasur të ardhura të pajustifikuara, që krijojnë dyshime të arsyeshme për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Shumë të dhëna domethënëse ndaj këtij subjekti janë gjendur në raportin përfundimtar të anëtarëve të KPK-s, prova të cilat sollën dorëheqjen pa mëdyshje të prokurorit të Apelit Tiranë.

Miratimi i dorëheqjes së Nezir Gjokës, erdhi vetëm një ditë pasi ai kishte humbur gjyqin penal në gjykatë, të çështjes që flet për lobimin me dollarë Rusë, ku i pandehur ishte marë ish-kryeopozitari Lulzim Basha, kryefinacieri i PD Ilir Dervishi dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Arben Ristani.

Por edhe pse iku me vullnetin e tij të lirë nga sistemi i prokurorisë, me shpresën e mospublikimit të materialit sensitiv të konstatuar nga KPK-ja, kusuret me ligjin për Nezir Gjokën, nuk paskan mbaruan.

Prej disa kohësh ndaj tij, është bërë një kallëzim penal nga KPK në prokurorinë e Durrësit, duke u futur në listët e prokurorëve të kallëzuar me Petrit Fushën e të tjerë. Nezir Gjoka, njihet si daja i gjyqtares Etleva Deda në gjykatën e posaçme SPAK dhe njeriu punë mbaruar në disa çështje të rëndësishme që ka pasur në dorë kjo gjyqtare.

Ndërkohë çështja ndaj tij, për një periudhë është mbajtur në Durrës nga prokurorja Enkelejda Xhengo, e cila nuk e ka rregjistruar fare si proçedim penal kallëzimin e bërë nga KPK-ja në prokurori.

Lexo edhe :  Lajmi i fundit: Edi Rama zgjedh njeriun që do jetë kryebashkiaku i Shqipërisë

Por në datën 26 korrik 2022, Xhengo ja ka transferuar për moskopetencë kallëzimin e KPK-së prokurorisë së Tiranës. Duke i kërkuar kësaj të fundit, të kryejë verifikime dhe hetime nëse qëndrojnë pretendimet e ngritura në kallëzim.

Në datën 6 shtator 2022, materiali kallëzues ka mbëritur në prokurorinë e Tiranës.

Aktualisht dosja është ndarë në short dhe mësohet se prokurori që është ngarkuar për të kryer hetime rezulton të jetë, Dritan Nushi. Ky i fundit e ka ende në verifikim materialin dhe nuk ka një vendim për rregjistrimin e procedimit penal deri në këtë fazë.

Por koha do tregojë dhe vendimarjen e prokurorit Nushi, ndaj kallëzimit të KPK-së për sa i përket fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë nga ish-prokurori Nezir Gjoka.

Ka të dhëna se veç Nezir Gjokës, prokuroria e Durrësit ka shpallur moskopetencën dhe dërguar për hetim të mëtejshëm prokurorisë së Tiranës dhe dy prokurorë të tjerë, që janë kallëzuar nga KPK për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

Të fundit

“A të thashë se Shabani është njeri i Veliajt?” Profesori i kujton lutjen Lapajt

Pas kërkesës së Zeqir Kordhonit në KQZ, se do të mbajë mandatin e deputetit që fitoi nga koalicioni “Nisma...

Policia dhe IKMT “zbarkojnë” pranë lokaleve rreth stadiumit “Air Albania”

Policia bashkiake, Policia e Shtetit dhe IKMT janë parë pasditen e sotme me forcat e tyre përqark stadiumit “Air Albania” në Tiranë në kuadër...

Lajmi i fundit: Edi Rama zgjedh njeriun që do jetë kryebashkiaku i Shqipërisë

Qeveria shqiptare ka autorizuar ministrin e Pushtetit Lokal, Arbjan Mazniku, për të negociuar dhe nënshkruar me bashkitë e vendit marrëveshjen sipas të cilës do...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, dy të lënduara dërgohen në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Sipas raportimeve, nga përplasja e dy...

Serbia po mbushet me mercenarë rusë! Po bëhet gati një grusht shteti

Mercenarët e paguar nga Rusia kanë zbarkuar në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Kështu shkruan, pas një investigimi të hollësishëm, grupi mediak i Balkan Insight. Ajo thekson...

Lajme të tjera

Web TV