“Raporti i Dick Marty, dështim monumental”, Rama nga Nju Jorku: Duhet një i ri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ka folur edhe për raportin e Dick Marty-t. Ai sulmoi raportin për akuzat e ngritura ndaj UÇK-së për trafikim organesh.

Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme tha se asnjë aktakuzë e ngritur nuk është provuar dhe theksoi se Këshilli i Evropës duhet ta rishkruaj të vërtetën. Rama mori në mbrojtje ish-presidentin Hashim Thaçi, ku tha se ai u mor nga zura dhe u mbajt një vit në burg pa asnjë aktakuzë apo padi.

“Nuk mundem të mos ndaj këtu me ju një shembull që duhet të jetë një mësim për të gjithë botën demokratike. Në vitin 2011 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi një raport, nga një parlamentar i zellshëm dhe ku akuzohej Ushtria Çirimtare e Kosovës për krimin e neveritshëm të trafikimit të organeve. Zoti Marty duhet të ishte paguar si tregimtar por kurrë të besohej si raportues i Këshillit të Evropës. Raporti i tij ishte tronditës, jo vetëm që shumë i besuan por u shqyrtua në idenë kyç për ngritjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës. U bë një prej rasteve më të këqija të realitetit të shtrembëruar, lloji i manifestit për propagandën mbarëkombëtare kundër pavarësisë së Kosovës. Çdo përpjeke hetimore u bë gjatë këtyre 11-viteve për të provuar këto akuza por asnjë grimcë prove nuk u gjet në Kosovë apo diku tjetër për trafikimin e organeve.

Dhomat  Pecializuara kanë arrestuar pa padi ish-presidentin Hashim Thaçi. Ai priti një vit në burgim deri sa u akuza zyrtarisht. Imagjinojeni një moment që presidenti apo kryeministri juaj merret nga zyra dhe çohet në një vend të tretë dhe mbahet pa asnjë aktakuzë në burg. Asnjë fjalë e vetme nuk është vërtetuar nga aktakuza është një dështim monumental dhe nuk ka të bëjë me procedurat e gjykatës, ka të bëjë me njollosjen e historisë së një vendi. Ne mendojmë dhe shpresojmë që Asambleja e Këshillit të Evropës do të ndërrojë të vërtetën dhe do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues dhe të vendosë besueshmërinë e një organizate të rëndësishme ndërkombëtare”, tha Rama.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV