Zgjedhjet lokale të 2023-shit, Veliaj nis fushatën: PS-ja nuk ka asnjë qindarkë ruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur disa herë se objektivi i PS-së në këto zgjedhje është që t’i fitojnë 5 bashkitë e qarkut të Tiranës, duke thënë se është i bindur që kryebashkiakët kanë bërë një punë mjaft të mirë.

Sakaq, socialistët kanë ndezur motorët për zgjedhjet lokale të 2023 më herët se opozitarët. Erion Veliaj që kërkon një mandat të tretë të krye të Bashkisë së Tiranës u kujdes të bëjë diferencën me kundërshtarin politik.

“Një parti si PS-ja, që është parti patriotike, e majtë, duhet ta ketë krenari që s’ka asnjë qindarkë ruse. PD është si një parti “kap ça të kapësh”. Është gati të flejë me mullixhiun, kundër interesit të Shqipërisë.  Kjo ndan,  edhe me ke vendosim te bëjmë aleancë.”- tha Veliaj.
Garës për pushtetin lokal pritet ti bashkohen edhe Sali Berisha dhe Ilir Meta. Veliaj i thumboi dy drejtuesit e opozitës për ankesat që ata për nivelin e jetesës e shqiptareve.
“Por, pyetja që kam unë është kjo: Si nuk ikën asnjëri nga Gjiri i Lalëzit? Keni parë njeri nga opozita të ikë nga Shqipëria? Pse nuk ikën Saliu nga Shqipëria? Saliu, në fakt, nuk ikën dot se është “non grata”, po as nga Gjiri i Lalzit nuk ikën njeri se jetohet shumë mirë aty. E keni parë Ilir Metën të ikë nga Lalzi?”– tha Veliaj.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV