I dhuroi golin Izraelit, flet Elseid Hysaj: Nga dëshira për të dhënë më shumë, gaboj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elseid Hysaj ka folur pas ndeshjes për gafën e bërë në sfidën me Izraelin mbrëmjen e djeshme. Shkodrani gaboi sërish dhe ndihmoi ekipin kundërshtar të marrë fitoren ndaj Shqipërisë, ndërsa bëri një “mea culpa”, duke pranuar se duhet të japë shumë më tepër.

Pse vjen një tjetër humbje?

Nga gabimet individuale, siç e bëra edhe unë. Po gabojmë shumë në çdo ndeshje dhe kjo po na penalizon vazhdimisht.

A ndikoi rikthimi te skema me pesë në mbrojtje?

E kishim planifikuar që nëse nuk do na ecte mirë me 4, do ktheheshim me 5 dhe ashtu ndodhi. Kur u vumë në vështirësi, u tërhoq Gjasula. Por besoj se nuk ishte problemi i skemës, sesa i gabimeve individuale, që ne bëmë edhe sot.

Si ndiheni që vazhdojmë të humbim nga gabimet e tua?

Normal që nuk ndihem mirë, pasi unë duhet të jap shumë më tepër. Pikërisht nga dëshira për të dhënë më shumë, shpesh gaboj. Sot ka qenë një nga ndeshjet më negative për mua dhe do ta analizoj me veten, për të reaguar në sfidat e ardhshme.

Të fundit

Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, rriten aksionet globale

Aksionet globale u rritën dhe dollari vazhdoi rënien të martën, ndërsa hyri në fuqi një armëpushim për t’i dhënë...

Matura Shtetërore, zhvillohet këtë të martë provimi i Lëndës me Zgjedhje

Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen të martën provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje. Provimi nis në orën 10:00...

Fillon Bllokada e Berlinit, një nga përplasjet e para të mëdha të Luftës së Ftohtë

24 qershor 1948 Më 24 qershor 1948, Bashkimi Sovjetik nisi Bllokadën e Berlinit, duke ndërprerë të gjitha rrugët tokësore dhe hekurudhore që lidhnin Berlinin Perëndimor...

Parashikimi i motit për sot, 24 qershor 2025

Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot...

Farefis

Nga Edison Ypi Një dhëndërr nga të farefisit ka në pronësi një hotel me tre kate në dalje të qytetit. Me anë të disa dallavereve...

Lajme të tjera

Web TV