I dogjën mjetin, Deizi Arapi ‘shënjestron’ deputetin e PD: Kam konflikte me Nallbatin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e sotëm makina e 27-vjeçares Deizi Arapi është shkrumbuar nga flakët në Bilisht.

Burime brenda policisë së Devollit na bëhet e ditur se Deizi Arapi ka dhënë dëshminë e saj lidhur me djegien e mjetit para banesës.

Përballë grupit hetimor, ajo akuzoi deputetin e Partisë Demokratike e njëkohësisht, ish-kryebashkiakun Bledion Nallbatin, për të cilin tha se ka pasur konflikte në të shkuarën. Arapi ka deklaruar se konflikti me Nallbatin nisi katër vite më parë, pasi nëna e saj u pushua nga puna padrejtësisht. Që nga ajo kohë, 27-vjeçarja thotë se kanë nisur konfliktet me Nallbatin.

Po ashtu, ajo bën të ditur se ditën e djeshme është ndjekur nga një person me të cilin shkëmbeu disa fjalë, i cili beson se është punonjës i karburantit në pronësi të Nallbatit.

“I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që me ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. Katër vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish-kryebashkiakun Bledion Nallbati. Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. Djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale por ja qe ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është çudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal”, ka deklaruar ajo në polici.

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe...

Zgjedhjet e 11 majit/ Dash Sula: PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit dhe dështimin e PD-së. Sula u...

Tension në dasmën e Jeff Bezos, çfarë ndodhi me Kris Jenner dhe partnerit të saj?

Dasma madhështore e miliarderit Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez nuk u shpëtoi dramave të botës së famshme. Gjatë ceremonisë luksoze, e cila mblodhi personalitete...

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

1792 – “Marsejeza”, kur një këngë lind nga gjaku dhe ngrihet mbi flamuj

Nga Leonard Veizi Ka këngë që lindin në dhoma të heshtura dhe harrohen mes letrash. Kashtu siç ka çaste në histori kur një këngë nuk...

Lajme të tjera

Web TV