Thirrja për mobilizim ushatarak/ Protestë në Strasbourg, rusët kundërshtojnë Putinin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i Vladimir Putin, për të dërguar rezervistë në Ukrainë, ka nxitur protesta e kundërshtime jo vetëm në Rusi, por në të gjithë botën.

Edhe në Strasbourg, aktualisht po mbahet një miting në sheshin KLEBER, dhe është organizuar nga rusët që banojnë aty.

Ata kanë shprehur kështu kundërshtimin e tyre ndaj Putinit dhe politikave te tij për luftën në Ukrainë. Organizatoria e protestës është Liza Grosheva, që shihet edhe në pamjet ekskluzive nga kjo protestë, të cilat i ka siguruar gazetarja e Fjala.al, Monda Mehmetaj, direkt nga Strasbourg-u.

Kujtojmë që, të mërkurën, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim të jashtëzakonshëm dhe njoftoi një “mobilizim të pjesshëm” të menjëhershëm.

Kjo çoi në një eksod masiv të burrave rusë të moshës ushtarake që iknin nga vendi për të shmangur rekrutimin. Biletat e fluturimit u rritën dhe biletat për në vendet që nuk kërkojnë vizë, si Turqia dhe Azerbajxhani u shitën menjëherë. Ikja masive ka zemëruar njerëzit në Kremlin, prandaj urdhri i ri ka mundësi të mbyllë të gjithë kufijtë e vendit.

 

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV