Marrëveshja serbo-ruse/ Berisha ngre alarm: Po kërcënohet Ballkani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një kërcënim të ri për Ballkanin Perëndimor marrëveshjen e fundit të nënshkruar në Nju Jork, në ambientet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mes Serbisë dhe Rusisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson si një kërcënim të ri marrëveshjen e nënshkruar në Nju Jork mes ministrit të jashtëm rus, Lavrov me homologun Selakoviç për bashkërendimin e politikës së jashtme mes Moskës dhe Beogradit. Sipas Berishës, kjo marrëveshje provon gjithashtu se Edi Rama me mbështetjen për Ballkanin e Hapur po punon për hegjemoninë ruso-serbe në rajon. “Marrëveshja Serbo- Ruse në New York është një kërcënim i ri për Ballkanin Perëndimor. Ministri i jashtëm i Putin, Sergei Lavrov pasi dështoi në udhëtimin e tij drejt Beogradit në fillim të qershorit të këtij viti, vizitë në të cilën, siç deklaroi vetë, do të shprehte mbështetjen për Ballkanin e Hapur, u takua dy ditë më parë në Selinë e OKB dhe firmosi me ministrin e jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviç, Marrëveshjen për Bashkëpunimin në Politikën e Jashtme midis Moskës dhe Beogradit”, është shprehur ish- kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, kjo marrëveshje dëshmon qartë dhe përfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogël dhe presidenti i saj Vuçiç është një Putin i vogël në Rajonin tonë.

“Marrëveshja e Beogradit me Moskën pas agresionit rus në zemër të Europës ndaj një vendi të lirë, Ukrainës, fakton se sa iluzive janë përpjekjet për të shkëputur Putinin e vogël të Serbisë nga Putini i Madh i Rusisë”, shkruan Berisha.

Ai ka dënuar me forcë këtë si një kërcënim për paqen në rajonin tonë.

“Shtoj se marrëveshja për bashkëpunim në politikën e jashtme midis Moskës dhe Beogradit provon gjithshtu se Edi Rama, ky vasal i Vuçiçit me mbështetjen e Ballkanit të Hapur po punon me përkushtim për hegjemonine ruso – serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kundër interesave kombëtare të shqiptarëve”, shkroi Berisha.

Lexo edhe :  Kush është zyrtari i lartë i administratës Trump që do të vizitojë Kosovën

“Kjo marrëveshje dëshmon qartë dhe përfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogël dhe presidenti i saj Vuçiç është një Putin i vogël në rajonin tonë. Duke dënuar me forcë këtë si një kërcënim për paqen në rajonin tonë, shtoj se marrëveshja për bashkëpunim në politikën e jashtme midis Moskës dhe Beogradit provon gjithashtu se Edi Rama, ky vasal i Vuçiçit me mbështetjen e Ballkanit të Hapur po punon me përkushtim për hegjemoninë ruso-serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kundër interesave kombëtare të shqiptarëve”, shkruan Berisha.

 

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV