Rama për ”Washington Post”: Irani nuk ia doli të shkatërronte infrastrukturën digjitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për median prestigjoze perëndimore “Washington Post”.

Tema kryesore e intervistës ka qenë shkëputja e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Iranin, për shkak të sulmeve kibernetike iraniane.

Rama ka thënë për Washington Post se qeveria shqiptare do të konsiderojë rivendosjen e marrëdhënieve me Iranin vetëm kur Irani të jetë i lirë, teksa tha se Irani do ta sulmojë sërish Shqipërinë.

Ai tha se hakerat iranianë kishin në plan të shkatërronin 95% të shërbimeve qeveritare online.

“Ndjenja jonë tani është se ata nuk ia dolën të shkatërrojnë infrastrukturën. Shërbimet janë kthyer. Ata morën disa shërbime por praktikisht jo me ndonjë rëndësi të veçantë. Shqipëria nuk ka pasur marrëdhënie të rëndësishme me Iranin, kështu që ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike nuk ishte ndonjë humbje e madhe. Vende të tjera mund të jenë në gjendje të përdorin qasjen që bëri Shqipëria, në varësi, së pari, nga tërësia e çdo hetimi, në mënyrë që të ndihen të sigurt në dëbimin e diplomatëve, dhe së dyti nga shkalla e dëmtimit që shkaktojnë sulmet”, deklaroi Rama.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV