100-vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Yuri Kim: Krenarë për ju!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në një konferencë të mbajtur për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve zyrtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë ka deklaruar se gjatë 31 viteve të fundit, shqiptarët e kanë nxjerrë vendin e tyre nga hijet e errëta të diktaturës dhe komunizmit për të ndërtuar një vend më të lirë, e demokratik.

Postimi i ambasadës amerikane:

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim foli sot në konferencën “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja”, mbajtur në nder të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve zyrtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Konferenca, e organizuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe e mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, mblodhi së bashku diplomatë, historianë, studiues dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, shqiptarë dhe amerikanë, të cilët diskutuan momente historike të marrëdhënieve midis vendeve tona. Duke iu drejtuar konferencës krahas Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim tha se “gjatë 31 viteve të fundit, shqiptarët e kanë nxjerrë vendin e tyre nga hijet e errëta të diktaturës dhe komunizmit për të ndërtuar një vend me të vërtetë të lirë, me të vërtetë demokratik dhe gjithnjë e më të begatë. Shtetet e Bashkuara kanë qenë krenare që kanë qënë pranë jush për të ndihmuar sa mundemi, krah për krah, ndërsa ju ecni në rrugëtimin tuaj… Ne jemi jashtëzakonisht krenarë dhe duam të vazhdojmë t’ju ndihmojmë në këto momente kyçe, që të vazhdoni të ecni përpara. Kjo është arsyeja përse ne e vëmë kaq shumë theksin në mbështetjen tonë për përpjekjen e Shqipërisë për të reformuar sistemin e saj gjyqësor dhe për të çliruar këtë shoqëri, këtë vend, nga korrupsioni”. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Christopher Hill, ish-Zëvendës Ambasador, iu drejtua konferencës përmes një video-mesazhi dhe ndau kujtimet e tij për mbërritjen dhe punën e tij në Tiranë pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991.

Të fundit

Hamasi pranon propozimin për armëpushim në Gaza

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje...

Krasniqi reagon pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe kreu i...

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali, blindohet kufiri

Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke...

APL kërkon shfuqizimin e disa neneve në Kodin e ri Penal

Në një kohë kur ekonomia kërkon stabilitet dhe tregu i lirë duhet të funksionojë pa pengesa, Kodi i ri Penal po sjell debate të...

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i 251 urdhër-arresteve të lëshuara nga...

Lajme të tjera

Web TV