“Më pëlqen që ka humor”/ Abazoviç: Raportet me Ramën i kam vëllazërore, ndërsa Kurti…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një intervistë të fundit, ka folur për marrëdhëniet me kryeministrat Edi Rama e Albin Kurtin si dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Abazoviç ka thënë se ka marrëdhënie të mira me Vuçiçin, të cilat janë kryesisht marrëdhënie kolegiale.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Si janë raportet tuaja me Vuçiç?

Dritan Abazoviç: Shumë të mira, raportet e mija me Vuçiç janë shumë të mira, janë kolegiale, të gjitha ato që fliten se Vuçiç se ka patur dorë në grushtin e shtetit ose involvimin e qeverisë të re apo diçka tjetër për mua nuk janë reale. Ai është president në shtetin e vet, ne kemi shtetin tonë sovran, i cili ka politikën e vet. Atë çfarë unë mundohem të bëj edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama edhe me atë të Kosovës, edhe me të Kroacisë, Plenkoviç, edhe me kryeministrin e Bosnjes, edhe me Kovačevskin, i cili është jashtëzakonisht bashkëpunues. Është për të pasur një marrëdhënie e cila është jo vetëm politike, por edhe personale, njerëzore sepse është një komponent shumë i rëndësishëm në Ballkan.

Blendi Fevziu: Kjo marrëdhënie shumë e mirë që ju quani me Vuçiç, se unë pyeta edhe kryeministrin e Shqipërisë disa ditë më parë, raport që edhe ai e konsideron shumë të mirë duket se nuk replikohet njësoj në raport me Kurtin. Raportet me Kurtit duken të ngurta.

Dritan Abazoviç: Unë nuk jam dakord me këtë thënie. Ne jemi takuar me zoti Kurtin dy apo tre herë…

Blendi Fevziu: Jeni të dy shqiptarë të Malit të Zi kam përshtypjen, dy shqiptarë nga i njëjti vend nuk shkojnë mirë shumë…

Lexo edhe :  “Serbia do të mbrohet me çdo mjet!” Vuçiç: Na futët në kaos që prej 1999

Dritan Abazoviç: E vërtetë unë mendoj se ne shkojmë mirë, ndoshta disa pyetje i shohim ndryshe, ndoshta atë të Ballkanit të Hapur e shohim ndryshe, por ajo nuk është gjë restrektive prej anës time, si unë për të pasur një mendim më të lartë apo të ulët për një person. Unë e çmoj shumë Albin Kurtin dhe e ka treguar se është parimtar në çdo aspekt ashtu siç jam edhe vet krenar që e ka prejardhjen prej Ulqini. I uroj çdo sukses në udhëheqjen e tij në Kosovë.

Blendi Fevziu: Po marrëdhënien me Ramën?

Dritan Abazoviç: Marrëdhëniet me Ramën janë shumë miqësore, vëllazërore, janë raporte specifike, personalisht kam qejf personat që mund të flasin për tema shumë serioze, por kur vjen momenti kanë qejf të bëjnë pak humor relaksojnë situatën. Mua këta persona shumë më konvenojnë, mendoj se edhe vetë jam ashtu.

Blendi Fevziu: Për ju po, po ne paguajmë për kryeministër jo për të bërë humor.

Të fundit

Lajmi i fundit: Serbët bllokojnë rrugën drejt kufirit në Merdare

Autoritetet serbe kanë bllokuar pikë kalimin kufitar në Merdare nga ana e Serbisë, që nga ora 18:00, ku edhe...

Vapa në Itali, një grua humb jetën, turistja humb ndjenjat në Duomo

Emergjenca nga i nxehti rekord po shkakton pasoja dramatike në disa qytete italiane. Në Bagheria, pranë Palermos, një 53-vjeçare me probleme kardiake u rrëzua...

Avokati ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Saliut po i vjen fundi, zvarritja po i shërben

Zvarritja e procesit për aferën Partizani për avokatin Idajet Beqiri, janë në interes të Sali Berishës. I ftuar ditën e sotme në një emision...

Korçë, dy aksidente brenda pak minutash! Plagosen 4 persona

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Korçë. Mësohet se në fshatin Bitinckë, në hyrje të Bilishtit, janë përplasur dy automjete dhe për...

VIDEO: Indinjatë botërore për veprimin e ruses në kopshtin zoologjik

Ajo quhet Anastasia Luchkina dhe është bërë virale. Jo për mirë. Përkundrazi, për shumë keq. Profesionistja e MMA është ruse dhe ka bërë një...

Lajme të tjera

Web TV