Ose Berisha është komunist, ose sindikatat janë të djathta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ardit Rada

Të enjten e kaluar, Sali Berisha u është drejtuar sindikatave nga foltorja e Kuvendit për t’u rreshtuar krah tij. Në thelb, ai kërkon shtimin e radhëve për të përmbysur mazhorancën e Prillit 2021 dhe kthimin e tij në pushtet për të vendosur, sipas tij, parajsën e munguar që ne e kemi vërdallë, por s’po na e japin këta serbët që na qeverisin.

Pikëpyetja e parë është se përse kreu de facto i demokratëve u drejtohet sindikatave dhe jo aleatit të tij, Ilir Meta. Me pak fjalë, asnjë mesazh zanor në publik për t’i kërkuar protesta e revolucion siç e patën fjalën. Madje ka qenë Meta ai që në një takim me ambasadoren e SHBA hodhi jo pak dyshime se tashmë ka bërë zgjedhjen përfundimtare. Mes aleatit më të madh në çdo fushë të shqiptarëve dhe armiqve të tyre me seli të pushtuar dhe pa vulë.

Megjithatë deklarata e Sali Berishës pavarësisht toneve që përdori, nuk trondit askënd. Të njëjtën gjuhë e kemi dëgjuar kur u bënte thirrje zaptuesve informalë dhe hajdutëve të energjisë elektrike dhe ujit, që të armatoseshin dhe të vrisnin inspektorët dhe policët e shtetit. E keni me zë, figurë dhe titra në seancën e datës 16 Prill 2016. Nuk do t’i kthehesha kësaj teme sikur emra pranë tij të mos e shtjellonin në ekran sesa produktive është kjo ide. Madje si argument u përdor fakti se në 1991 ishin sindikatat ato që përmes grevave detyruan qeverinë Nano të dorëhiqet.

Problemi në këtë pretendim, sa të Berishës, po aq edhe të simpatizantëve të tij që kanë akses në media mbetet ideologjik. Sepse së pari harrojnë që sindikatat e gjetën Shqipërinë me plot fronte pune në industri dhe si pasojë me punëtorë që lidhën shiritin në ballë. Së dyti, kryeisht tpas vitit 2005 shqiptarët s’e dallojnë dot nëse PD është e majta apo e djathta e këtij vendi për shkak të qorrsokaqeve që e ka futur vendin herë pas here Saliu. Domethënë një personazh që ka ardhur me kartën e antikomunizmit në pesëvjeçarin e parë të pluralizmit, gëzohet kur i publikojnë fotot me Enver Hoxhën dhe thotë: “E shihni sa i ri kam qenë aty? Prandaj jeni xhelozë”. Pastaj nga dreka bën thirrje për të mbështetur neofashistët e italisë dhe në darkë e mbyll me një konservatorizëm, besim te prona dhe te zoti.

Lexo edhe :  Shqiptarëve iu duhet një kryeministër që i kupton!

Thirrja për sindikatat ka disa kleçka. Kryesorja është se sindikatat në këtë vend, me ç’kemi parë, janë të djathta. Ose më saktë Kalaja që mban vulën e tyre s’ka qenë asnjë moment aty ku duhet të jetë një sindikalist. Tek e majta, tek socialistët, tek anarkistët, tek klasa punëtore. Por në krah të Partisë Demokratike duke privatizuar për hesap të tijin dhe të Saliut ç’të mundej nga trashëgimia e pushtetit të klasës punëtore. Si rrjedhojë të dy bashkë jo vetëm që nuk lanë të ngriheshin sindikatat, por t’u zhvasnin dhe ato pak asete që u takonin për një jetë më të mirë në demokraci. Në këto kushte, ose Sali Berisha të pranojë që është komunist dhe aleat ka sindikalistët. Ose Kalaja të pranojë se sindikatat kanë qenë dhe janë aleatë tradicionalë me PD.

Nuk ka sindikata të djathta në asnjë vend të rruzullit tokësor, aaq më tepër që të çohen për grabitësin e tyre dhe të heshtin çdo 1 Maj. Nuk ka asnjë sindikatë që është me Trumpin, me këtë vajzën e Italisë që fitoi zgjedhjet dhe eksitoi Berishën. As me Orbanin, as me Gruevskin dikur. A çfarë miqsh ka pasur ky, se s’i mbajmë dot mend të gjithë në 30 vite që e kemi nëpër këmbë.

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV